GRAMSH- Guximi i një gruaje në qytetin e Gramshit ka shmangur një tragjedi në familje, apo përsëritjen e rasatit të Lefter Zhidrus.
Gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë nga frika se mos e vriste. Kjo për shkak se 60-vjeçari kishte kallashnikov dhe 1400 fishekë. Për pasojë në pranga ka rënë Rustem Dërmyshi, 60 vjeç.
"Në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonatë nga një shtetase që jetonte në fshatin Zgjup, Gramsh, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ajo ndihej e frikësuar se mund ta vriste, pasi në banesë kishte dhe armë zjarri.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës profesionale është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të ngjarjes, duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 60 vjeç, banues në fshatin Zgjup, Gramsh.
Gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një armë zjarri automatik dhe 1400 fishekë, që i dispononte pa leje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, njofton policia.
Arma e sekuestruar
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
84.3%
-
Pak
9.3%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 2596
Lajme të tjera
-
Punët e fshatit Trashovicë! ‘Një nga ne’ sjell historinë e Gëzimit, fermeri i palodhur që mban shpresat tek bujqësia: Ja sa do e shes grurin
17 Prill, 20:00
-
Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur
17 Prill, 10:37
-
Gramsh/ Ngritën sera me kanabis në mes të pyllit, 3 në pranga, 2 në kërkim! Në hetim dhe kryeplaku e inxhinieri i mjedisit
14 Prill, 10:29
-
Elbasan/ Vranë me thikë bashkëmoshatarin, shtyhet seanca gjyqësore për katër adoleshentët
8 Prill, 16:14
-
VIDEO/ Ujëvara magjike e Sotirës në Gramsh
20 Mars, 22:50
-
Gramsh/ Vrasja e 15-vjeçarit pas sherrit për rrjetet sociale, shtyhet sërish seanca për 4 të miturit! Familjarët e viktimës akuza trupës gjykuese
28 Shkurt, 15:23
-
VIDEO/ Flakët shkrumbojnë dy banesa në Gramsh, familjarët mbesin në qiell të hapur
31 Janar, 10:08
-
KQZ plotëson 3 vakancat në këshillat bashkiakë të Gramshit, Fushë-Arrëzit dhe Kurbinit (Emrat)
9 Janar, 15:16
-
Sherret në ‘Tik-Tok’ që përfunduan deri në vrasje! Nga Cllevio me Noizyn te 2 vrasje në Tiranë e Gramsh
6 Janar, 16:04
-
Gramsh/ Iu gjetën granata e fishekë në banesën në Gramsh, nën hetim 51-vjeçari
29 Dhjetor 2023, 10:04
-
VIDEO/ Arsenali i armëve në Gramsh, Report Tv siguron pamjet nga granatat e fishekët të ndarë në arka
28 Dhjetor 2023, 10:08
-
Gramsh, gjenden granata dhe fishekë në një banesë të vjetër! Policia: Municioni luftarak, brenda disa arkave
27 Dhjetor 2023, 19:45