Gran Canaria, digjet ishulli i ‘pranverës së përjetshme’, evakuohen më shumë se 8000 banorë (VIDEO)

Më shumë se 8,000 banorë dhe turistë janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në Gran Canaria, në Spanjë, për shkak të zjarrit, e dyta vatër gjigande e ndezur brenda një jave në ishullin e Atlantikut.

Flakët që shpërthyen në qytetin e Valleseco tashmë kanë djegur rreth 1.700 hektarë bimësi dhe 11 rrugë janë mbyllur për shkak të flakëve.

Rreth 600 persona, përfshirë zjarrfikës, ushtarë dhe vullnetarë, po përpiqen të shuajnë zjarret, të mbështetur nga nëntë helikopterë dhe dy aeroplanë.

Autoritetet kanë paralajmëruar se ekziston një mundësi e fortë që zjarri të përhapet, ndërsa në ishull temperatura është pothuajse 40 gradë, me erë të fortë dhe lagështi të ulët.

Për momentin, autoritetet lokale nuk shqetësohen me shkakun e zjarrit, pavarësisht nëse është me origjinë zjarrvënieje apo jo.

Sipas autoriteteve policore, zjarri ishte shkaktuar nga pavetëdija e dikujt që po kryente punime saldimi, i cili edhe u arrestua.

Angel Victor Torres, presidenti i rajonit të Ishujve Kanarie tha se “Ne po përballemi me një situatë komplekse në të cilën siguria e njerëzve është përparësia".

Evakuimet e banorëve më së shumti u kryen në të paktën 40 fshatra në zonën e Valleseco.

Për shkak të temperaturave të larta, gjysma e provincave spanjolle janë në gjendje gatishmërie.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Izraelit/ BE: Sanksione të reja ndaj Iranit! Michel: Është kërcënim për të gjithë rajonin, duhet ta izolojmë

Sulmi ndaj Izraelit/ BE: Sanksione të reja ndaj Iranit! Michel: Është kërcënim për të gjithë rajonin, duhet ta izolojmë