Gratë mbi 50-vjeç në pasarela! Bota e modës zbulon moshën e artë, si po ndryshon koncepti i ‘modelingut’...

Gratë mbi 50-vjeç në pasarela! Bota e modës zbulon moshën e artë, si po ndryshon koncepti i ‘modelingut’...

Gra në 'photoshooting'

Tre nga modelet që marrin pjesë në këtë set fotografik janë 53, 69 dhe 80 vjeçe. Modelet janë përzgjedhur nga gjermanja Silda de Coët e cila drejton agjencinë e modës e quajtur ‘The bestage models international’ me seli në Zvicër dhe Majorca. Ajo e themeloi këtë agjenci 20 vite më parë kur dalloi potencialin e moshës më të bukur.

“Për të qenë e suksesshme si modele ‘bestage’ më e rëndësishmja është që mos të kesh frikë nga mosha. Unë i them secilës, ne ‘shesim’ rrudha. Nuk më ndihmon nëse dikush më thotë që është 60 vjeçe por dukem si 30. Atëherë them gjithmonë  por në këtë rast unë mund të marrë një 30 vjeçare. Dua që modelet e mia të pranojnë moshën ë tyre, me kujdes për veten dhe të paraqiten sa më të natyrshme”,-shprehet ajo. 

Koncepti për modën ka ndryshuar dhe aktualisht mosha nuk po luan më rol as në faqet kryesore të revistave të modës. Disa nga modelet më të kërkuara janë aktoret karizmatike si 76-vjeçarja britanike, Helen Mierren, 78 vjeçarja amerikane Lauren Hutton apo 87 vjeçarja britanike Judi Dench. Edhe Marcel Ostortag, dizajneri berlinez në spektaklin e tij të këtij viti në pasarelë ecën zonja që më parë do të ishin quajtur ‘gjyshe’. Disa prej tyre janë edhe modelet e tij.

“Ende ka shumë marka që i bien nga pas manisë për fytyrat e vajzave të reja dhe duan vetëm modele të dobëta dhe të reja për t’i dërguar në pasarela, por për mua kjo nuk është më e kohës. Edhe në të ardhmen unë kështu do të jem. Modën time do ta prezantojë për të gjitha grupmoshat dhe të gjitha grupmoshat e blejnë modën që bëjë unë. Kështu dukesh shumë më i natyrshëm, shumë më mirë, si gratë që na hyjnë në dyqan dhe blejnë. Ato lënë para për këtë tek ne”,- thotë ai

Ndërsa një 69 vjeçare, Heike Maurer para disa vitesh ka punuar si moderatore në televizion dhe e njeh shumë mirë punën me kamera. Për të pasur efektin e moshës në seancat e fotografimit ajo vesh edhe një paruke me thinja. Por ajo nuk beson se po merr fund mania për t’u dukur e re.

“Tani kjo nxitet shumë sidomos përmes mendjeve sociale dhe Instagramit megjithatë ka dhe një drejtim tjetër që pranon të qenit ndryshe dhe defektet e vogla. Unë besoj që duhet të përqendrohemi këtu, nuk kemi pse të jemi perfekt”,- shpjegon ajo.

Edhe pse nuk ka për tu zhdukur ndonjëherë joshja për tu dukur e re, imazhi për bukurinë po ndryshon. Tashmë ka më shumë femra plot vetëbesim të cilat i tregojnë rrudhat dhe flokët e thinjur pa pasur frikë dhe i pranojnë ato.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS

Petro Koçi zbulon pse abstenoi për ngritjen e Komisionit parlamentar për sistemin TIMS