Gratë shqiptare zgjedhin karrierën e martohen vonë, mjeku turk: KUJDES, ja caku i moshës që s’duhet kaluar për të pasur fëmijë

Popullsia globale do të ulet në mënyrë dramatike me rreth 35% deri në fund të shekullit paralajmëron revista shkencore "The Lancet". Ndikim do të ketë ekonomia, vendimi i grave për të ndjekur karrierën, por jo pak rol luan edhe infertiliteti. Për t’i paraprirë kësaj dukurie, mjeku turk Obstetër-Gjinekolog Melih Aygun, sugjeron planifikim më të hershëm të lindjes së fëmijëve.

“Mendoj se problemi kryesor është se mosha e martesës, çdo ditë, çdo vit, por sidomos në 15 vitet e fundit po rritet. Në të kaluarën krijimi i familjes niste në të 20-tat, jo më vonë. Por tani për shkak të karrierës dhe për shkak të problemeve ekonomike, ose për faktin se njerëzit duan të krijojnë një buxhet dhe të kenë një gjendje më të mirë, ata po spostojnë martesën për më vonë. Por me kalimin e kohës  problemi forcohet dhe ne na duhet të luftojmë me infertilitetin. Gjithçka lidhet edhe me ushqimin që hamë, çfarë pimë”, thotë për Report Tv, mjeku Melih Aygun.

Të ndodhur përballë pamundësisë për të lindur fëmijë, shumë çifte i drejtohen fertilizimit invitro, por dhe në këtë rast hyn në lojë mosha.

“Pas moshës 38 vjeç vështirësohet mundësia për shtatzëni në mënyrë dramatike. Dhe akoma më me vështirë bëhet pas 40 vjeç. Në 45 vjeç mundësia për shtazani është 5%. Duke humbur kohë nuk është gjë e mirë për ne edhe pse ne mund të përdorim teknologjinë  re. Ndaj duhet të bëjmë trajtime të hershme që të kemi më shumë mundësi për të pasur fëmijë dhe të bëhemi prindër”, shprehet mjeku turk Obstetër-Gjinekolog.

Mosha më e mirë për të pasur një fëmijë të shëndetshëm, thotë Aygun është midis 25 dhe 30 vjeç. Pas kësaj moshe, nga 34 deri në 38 vjeç shanset për të pasur fëmijë në mënyrë natyrale reduktohen në 45%, ndërsa pas 38 vjeç reduktohen në 30%.

Në Shqipëri tkurrja sistematike e popullsisë për shkak të rënies së lindjeve po vërehet ndjeshëm. Gjatë vitit të kaluar, erdhën në jetë 22.210 fëmijë, ose 2478 fëmijë më pak se në 2022.

G.M./R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 07/04/2024 08:47

    Po nuk u martove nuk bën dot fëmijë!!

    Përgjigju
  • Ismeti: 06/04/2024 14:44

    NUK ZGJEDHIN KARIEREN JO..... SHKOJN MAS LEKUT KOR ME KOR E NGELIN PA MARTU.....

    Përgjigju
  • Besi: 06/04/2024 11:55

    nuk eshte problem fertiliteti natyral sa ai i shkaktuar nga perdorimi i profilaktikeve sepse mungon nje edukate e shendetshme seksuale. Mjafton te kontrollosh paksa internetin se fundi po prodhohen edhe condom femerore qe arrijne te mbulojne plotesisht pjesen gjenitale pa aptur nevoje te perdoren hapet e abortit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Këshilltarët socialistë propozojnë emërtimin e rrugës me emrin e ish-kryebashkiakut dhe ish-deputetit demokrat

Këshilltarët socialistë propozojnë emërtimin e rrugës me emrin e ish-kryebashkiakut dhe ish-deputetit demokrat