Grenell godet Kurtin: Do të jetë edhe kundër Bidenit, ai është kundër Amerikës

Grenell godet Kurtin: Do të jetë edhe kundër Bidenit, ai është kundër Amerikës

Ish i dërguari Special i Donald Trump, Richard Grenell, për dialogun Kosovë-Serbi ka goditur sërish kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Grenell ka shkruar se Albin Kurti ka qenë kundër çdo presidenti amerikan dhe kundër çdo administrate dhe se ai sërish do të jetë anti-Amerikë dhe kundër presidentit aktual Joe Biden.

“Albin Kurti ka qenë kundër Bill Clinton në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bush në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamës dhe Joe Biden për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë kundër Amerikës”, ka shkruar Grenell .

Ditën e djeshme Grenell e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan”, që sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës amerikane ndër vite.

“ Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që është sugjeruar nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka theksuar Grenell.

Ish-emisari ka ftuar administratën e Joe Biden që ta ndalojë Kurtin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Wayne: 03/03/2021 17:09

    PS: çuditërisht në linjë të patër me minstrinë e jashtme të Rusisë @RicchardGrossija

    Përgjigju
  • Rrim shtremet e flasim drejt: 03/03/2021 16:19

    I nderuar grenell Tani ske me goje me fol kunder kurtit nqs do, fol kunder popullit te kosoves Hodhet qeverine e dale nga populli per interes te zgjedhjeve ne amerike dhe populli i kosoves mbajti shenim ata qe e hodhen ne kosove moren lesht e currit kurse albini si anti amerikan (sipas jush) dyfishoi votat Ka dicka qe nuk bind kosova eshte populli me pro amerikan ne bote votat duhej ti dyfishonin ata qe hodhen kurtin pra zotrote ka pushtetin dhe tagrin me fol drejt nqs don te akuzosh dike ne kosove ai eshte populli jo albini

    Përgjigju
  • LORA: 03/03/2021 16:17

    Eshte ne gare me serbet per armiqesine ndaj politikes se SHBA-ave. Bastard mosmirenjohes,qe Kosoven e ka shtet prej politikes se SHBA-ve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën