Grenell lëshon ‘kërcënim’ në Beograd: Tërhiqemi nëse Kosova e Serbia nuk ulen për të arritur marrëveshje

Grenell lëshon ‘kërcënim’ në Beograd: Tërhiqemi nëse Kosova e Serbia nuk ulen për të arritur marrëveshje

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha pas takimit me emisarin special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se nuk e pranon shenjën e barazisë midis taksës 100% të vendosur nga Prishtina zyrtare ndaj mallrave serbe dhe fushatës së Beogradit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Vuçiç tha se "Ne kemi një qëndrim kombëtar për pavarësinë e Kosovës, i cili është i ndryshëm nga ai i Shteteve të Bashkuara dhe i Prishtinës. Ata dëshirojnë sa më shumë njohje të jetë e mundur, ne nuk duam, dhe detyra jonë është të punojmë për këtë”.

Nga ana e tij ambasadori Grenell tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga ndërmjetësimi nëse Prishtina dhe Beogradi nuk do të ulen për të arritur një marrëveshje.

“Kur flasim rreth asaj nëse është e drejtë apo jo, nuk më takon mua tha them. Mua më takon të sjellë dy palët në tavolinë, dhe është në dorë të palëve për të vendosur. Unë po bëj përpjekje për një të ardhme më të mirë, për njerëzit në Kosovë dhe Serbi. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të tejkaluar atë që të gjithë e shohin si një konflikt . Nëse dy palët nuk lëvizin dhe arrijnë një marrëveshje, në do të tërhiqemi”, ka thënë Grenell në konferencën e përbashkët për shtyp me Vuçiç.

Dje Grenell ishte në Prishtinë ku u takua me presidentin Thaçi, Kreun e LVV, Albin Kurti dhe liderin e LDK-së Isa Mustafa.

Grenell tha se "presidenti Trump është veçanërisht i përqendruar për zgjidhjen e këtij problemi, jo duke shikuar prapa dhe jo vetëm duke shikuar argumentet e vjetra. Ne duam të përparojmë në këtë rajon, në Kosovë, të kemi zhvillim ekonomik për njerëzit që e meritojnë. Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë punë dhe ardhmëri të ndritshme. Ajo që po përpiqem të bëj është që të shoh tërë këto çështje që kanë ndikim ekonomik".

Ai deklaroi se nuk do që të përfshihet në përplasjen për krijimin e qeverisë së re në vend, teksa ka përsëritur thirrjen për heqje të taksës prej 100 për qind.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë