Selanik- Një i ri shqiptar që po qarkullonte me motor, u sulmua me armë zjarri në lëvizje nga një mjet tjetër ditën e sotme (11 Dhjetor) në Greqi.
Ngjarja ndodhi në zonën e Selanikut dhe i plagosur nga sulmi mbeti një 25-vjeçar, që sipas burimeve policore dhe mediave të vendit fqinj, është Ronaldo Pecaku, me origjinë nga Elbasani, person me precedentë penalë dhe i sapoliruar nga burgu.
Ai raportohet se mori plumb në bark dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.
Krimi ndodhi në zonën e njohur si “Egnatia Odos”, para Oreokastros. I riu ka qenë duke lëvizur me motorin e tij dhe siç raportojnë mediat vendase, për një arsye të panjohur një tjetër motoçiklist e ka ndjekur dhe e ka qëlluar duke e plagosur në bark.
Burri u rrëzua i gjakosur në asfalt në stacionin e pagesës, rreth orës 19:00. Në vendngjarje ka mbërritur një autoambulancë. Më pas ka mbërritur Njësia e Policisë EKAV, e cila ka marrë të dëmtuarin për ta dërguar në spitalin AHEPA.
Sipas burimeve policore, i plagosuri është i njohur për autoritetet greke. Ai raportohet se është Ronaldo Pecaku, nga Elbasani dhe ishte liruar nga burgu një muaj më parë, pasi kishte vuajtur dënimin për vjedhje në vitin 2021. Policia ka nisur një gjueti për kapjen e autorit dhe po “kreh” çdo zonë të mundshme.