Greqi/ Bie numri i infektimeve, 5,859 raste të reja dhe 82 viktima në 24 orët e fundit! Shërohen 7,099 qytetarë, 641 të intubuar në spitale

Greqi/ Bie numri i infektimeve, 5,859 raste të reja dhe 82 viktima në 24 orët e fundit! Shërohen 7,099 qytetarë, 641 të intubuar në spitale

Foto ilustruese

Greqia ka regjistruar 5,859 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 82 pacientë kanë humbur jetën. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve dhe 4 viktima të pak.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë regjistruar në total 17,861 vdekje. Mësohet se 95,4 për qind e tyre kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7,099 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 821,280 që prej fillimit të pandemisë.

Raportohet se 641 pacientë janë në gjendje të rëndë në spitale, ndërsa aktualisht në të gjithë vendin janë 81,542 raste aktive me COVID.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme

Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme