Greqi, këngëtari shqiptar Gentian
Llapaj arrestohet për trafik droge

Greqi, këngëtari shqiptar Gentian<br />Llapaj arrestohet për trafik droge
ATHINË - Këngëtari i një prej grupeve rinore në Shqipëri është arrestuar në Greqi për shitje droge. Gentian Llanaj, mësohet se është ndaluar dy ditë më parë, gjatë një aksioni kundër një rrjeti që shiste lëndë narkotike. Llanaj mësohet se, është DJ në shtetin grek por njëkohësisht shpërndante dhe drogë.

Siç shkruan gossip-tv.gr, Llanaj bënte një jetë luksi në shtetin helen dhe pikërisht për këtë arsye ai është vënë nën hetim nga policia, në lidhje me të ardhurat e tij. Disa muaj më parë ai kishte qenë edhe pjesë e një koncerti të zhvilluar në Parthina me këngëtarë të njohur shqiptarë.

Policia gjatë hetimeve ka zbuluar se jeta luksoze e Llanajt, vinte për shkak të aktivitetit kriminal dhe jo të punës së tij si DJ. Për pothuajse një muaj agjentët e antidrogës së policisë së Atikës e kanë ndjekur atë pasi kishin informacione në lidhje me një grup shqiptarësh të cilët merreshin me shitje lëndësh narkotike të të gjitha llojeve, kryesisht në një zonë në veri të Athinës, ku ishin disa lokale për të rinj.

Këngëtari Gentian Llanaj është mbajtur në vëzhgim dhe gjatë ndjekjes policia ka zbuluar në një banesë kanë konfisfkuar, 1 kilogram e gjysmë kanabis me origjinë shqiptare, 162 gram heroinë dhe më shumë se 20 gram kokainë të pastër. Gjatë hetimeve është zbuluar se ata e shisnin, 17 euro për çdo gram heroinë, 75 euro për çdo gram kokainë dhe 5 euro për hashashin.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp

Erdogan priti në Turqi liderin e Hamasit, ministri i Jashtëm i Izraelit: Turp