Greqi/ Kishin ngritur 3 shtëpi bari në Athinë, sekuestrohen mbi 1500 rrënjë kanabis dhe 45 kg marijuanë! 5 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Kishin ngritur 3 shtëpi bari në Athinë, sekuestrohen mbi 1500 rrënjë kanabis dhe 45 kg marijuanë! 5 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Policia greke ka shkatërruar një bandë kriminale, e cila kishte ngritur 3 shtëpi bari në Athinë.

Mbi 1500 rrënjë kanabis dhe mbi 45 kg marijuanë janë sekuestruar, ndërkohë që janë vënë në pranga 5 persona, mes tyre edhe dy shqiptar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në prangat e policisë greke ka rënë Genti Kutra alias Genti Llapi alias Jorgo Talo, 39- vjeç. Gjatë arrestimit këtij shtetasi i është gjetur një kartë identiteti qipriote false me emrin Ioannis Koutras.

Sipas mediave greke, Kutra kishte marrë përsipër financimin dhe ngritjen e laboratorëve të kultivimit të drogës si dhe koordinimin e kultivimit dhe shitjes së lëndë narkotike. Bashkëpunëtor i tij në këto detyra është identifikuar Ardjan Alikaj, 41 vjeç, i cili është shpallur person në kërkim. Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë Agim Kutra, 70- vjeç i cili kishte detyrën e ruajtjes së sasive të korrura të drogës. Shtetasit e tjerë të arrestuar janë gjeorgjianët Gigla Devadze, 58 vjeç dhe Irakli Vasadze, 43 vjeç si dhe shtetasi grek Jorgos Makos 27 vjeç, të cilët kishin detyra të ndryshme në grup.

Operacioni është zhvilluar nga forcat speciale EKAM, në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe anti-drogën e Athinës në 5 banesa në Malakasa, Kapandriti, Ippokrateio Politeia dhe Athinë dhe në disa automjete të të dyshuarve.

Në 3 prej banesave janë gjetur të kultivuara 1575 bimë narkotike kanabis ndërsa gjatë kontrolleve në to dhe në një automjet janë gjetur dhe sekuestruar 45 kg 730 gram marijuanë, 8.3 kg mbetje kanabis, 52.720 euro, 3.100 lekë shqiptare, 5 peshore elektronike, kamera sigurie dhe materiale qe shërbejnë për kultivimin e brendshëm të drogës, ndërsa në total janë sekuestruar edhe 8 automjete, 2 motorra dhe 11 celularë.

Gjatë kontrollit personal njeri prej të arrestuarve i është gjetur dhe sekuestruar 1 pistoletë “TT” me një krehër me 7 fishekë.

S.B/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

U arrestuan nga 'Plumbi i Artë', GJKKO dënon me burg Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin

U arrestuan nga 'Plumbi i Artë', GJKKO dënon me burg Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin