Greqi, masakroi gruan me thikë dhe u vetëdorëzua në polici, shqiptari: E vrava sepse isha xheloz

“E vrava se isha xheloz”, këto janë fjalët që i tha policisë shqiptari që u vetëdorëzua pasi masakroi me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre, në kryeqytetin grek, Athinën.

Sapo i mori jetën gruas së tij, iu drejtua komisariatit më të afër dhe tregoi se çfarë kishte bërë.

Policia menjëherë u nis për në vendin e krimit, ku edhe ka gjetur të shtrirë dhe të mbuluar me gjak, gruan e vrarë.

Sipas hetimeve paraprake, pjesën më të madhe të plagëve i ka marrë në qafën e mitrës.

Autori është vënë në pranga nga policia helene, pasi u dorëzua menjëherë pas ngjarjes.

Çifti ka edhe një fëmijë të mitur, 8 vjeç dhe jetonin në zonën e "Dafnit" 5 vitet e fundit. 

Duke folur për mikrofonat e mediave greke, fqinjët treguar se çifti shqiptar ishte problematik dhe shpesh dëgjoheshin zënkat e tyre të forta në lagje .

Ata 2 vitet fundit kishin blerë edhe një lokal "Fast Food" në të cilin punonin të dy.

Shteti fqinj, së fundi është tronditur nga disa ngjarje të krimit në familje.

Jo më larg se një javë më parë, një djalë i ri hodhi nga shkëmbi të dashurën e tij teksa ishin me pushime dhe më pas u mundua të fshihej, por policia e arrestoi vetëm në ditë më vonë.

Caroline! Rasti rrëqethës i Caroline! E kujt nuk i ka bërë përshtypje, gjithë ajo tragjikomedi, e bashkëshortit të saj, që pasi e vrau, e mbyti pranë foshnjës së tyre, krijoj një histori, rolin kryesor e së cilës mori, ai.

Dhe tani ky rast, me protagonist një shqiptar.

Edhe sa gra dhe vajza do të vriten? Edhe sa?

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor

Shkodër/ Kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës: Projekti përfundon në qershor