Një kontrast ndjenjash dhe reagimesh kanë shkaktuar dy momente nga paradat ushtarake me rastin e ditës së Pavarësisë së Greqisë.
Janë dy video të ndryshme që po bëjnë xhiron e mediave sociale dhe jo vetëm.
Në videon e parë që ka shkaktuar reagimin e forcave politike të opozitës një repart i nënoficerëve të marinës ushtarake ka hedhur gjatë parakalimit në prani të dhjetëra qytetarëve në Athinë që ndiqnin paradën thirrje me sharje dhe slogane kundër Turqisë.
Siç shihet dhe dëgjohet në video në fillim ata brohorasin parullën “Qipro është greke,” që sipas partive opozitare është një slogan i periudhës së juntës ushtarake që nuk bazohet në histori.
Ndërsa më pas hedhin sharje 'Të shkojë të … Turqia', sharje të cilat i përsërisin disa herë.
Për ngjarjen në fjalë Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se do të fillojë një hetim të brendshëm.
Ndërsa video e dytë përfshin një moment prekës që lidhet edhe me ngjarjet dhe protestat e fundit në Greqi. Klaudia Lata me origjinë shqiptare, ishte një nga 57 viktimat e aksidentit tragjik të Tempit në 2023.
Bashkëmoshatarët e saj nuk e harruan dhe thirrën me zë të lartë emrin e saj në Selanik gjatë paradës së Shkollës Ushtarake të Korpusit të Oficerëve ku ajo studionte.
Videoja është publikuar në shumicën e portaleve greke, në emisione televizive, ndërsa është postuar edhe nga grupi online 'Shoqata e të afërmve të viktimave të Tempit 2023'.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Prill, 20:48
Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?
-
Normale
12.4%
-
Para të dyshimta
83.9%
-
Jam i/e dyzuar
3.7%
Vota total: 1305
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anija e emigrantëve dyshohet se u përplas nga një anije e rojes bregdetare greke, Frontex nis hetimet
29 Prill, 08:47
-
Sot Eurodeputet Grek dhe Aktiv në fushatë. Interpol Athina ruan CV të pasur me krimet e Fredi Belerit / FOTO DOKUMENT
27 Prill, 19:26
-
I dënuar me 16 vite burg për vjedhje, vihet në pranga 39-vjeçari në Greqi, pritet ekstradimi në Shqipëri (EMRI)
27 Prill, 16:48
-
Berisha fushatë në Selanik me Fredi Belerin: Ia rrëmbyen mandatin si ish-sigurimsat! Krenohet me LaCivita: Ne kemi kryestrategun, ata Vullnet Sinën
27 Prill, 12:32
-
Korçë/ Dy trafikantët tentojnë të kalojnë 32.3 kg kanabis drejt Greqisë! Hedhin çantat dhe arratisen sapo shohin policinë
26 Prill, 10:01
-
Zgjedhjet/ Greqia ‘zonë problematike’, KQZ njofton emigrantët: Posta u ka dërguar njoftimet për marrjen e zarfeve! Nëse postieri s'iu gjen në banesë, merrni në pikat e postës
26 Prill, 09:01
-
E rëndë në Greqi/ Makina përplaset me motorin, ndërron jetë shqiptari
24 Prill, 09:01
-
Vota e diasporës, Balla paralajmëron kompaninë postare: Të respektojë kontratën me KQZ! Nuk do të tolerohet asnjë sorollatje për bashkëatdhetarët
23 Prill, 17:36
-
Zënka e një çifti fut në sherr dy familje shqiptare në Kretë, dy persona përfundojnë të plagosur
20 Prill, 13:54
-
Artur Lekbello 'Legjendë e Futbollit', presidenti Duka i dorëzon titullin ish-futbollistit të njohur
19 Prill, 11:39
-
Ekzekutohet babai i Roan Brahimit në Lezhë, autorët me 'Porche', njëri doli nga makina dhe qëlloi me breshëri drejt lokalit të 64-vjeçarit! Të birin ia vranë një vit më parë(VIDEO)
17 Prill, 20:23
-
Greqia prezanton strategjinë e hapësirës së saj detare, në hartë edhe ujërat e 'Çështjes së detit' me Shqipërinë
17 Prill, 17:51