POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Greqi/ Pasi hëngri bukë në shtëpinë e tij, shqiptari vret burrin e kushërirës në sy të fëmijëve (FOTO)

Greqi- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Nea Agxialon, ku një shqiptarë ka vrarë një të afërm të tij. Sipas mediave greke shqiptari baba i dy fëmijëve po drekonin në shtëpi së bashku me viktimën.

Por në bisedë e sipër ata kanë debatuar ashpër me njëri tjetrin derisa konflikti arriti kulmin dhe 45-vjeçari shqiptar ka qëlluar me thikë tre herë burrin e kushërirës, 32-vjeç i cili humbi jetën.

Mediat greke shkruajnë se 41-vjeçari e kreu krimin në sy të dy fëmijëve të viktimës që ndodheshin në shtëpi. Edhe pse viktima 32-vjeçar u transportua me shpejtësi në spitalin e Volosit ai nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra nga i afërmi. Ndërsa autori i krimit që dyshohet se ka qenë i dehur është arrestuar nga policia.





E.L./Shqiptarja.com
Komento