Greqi/ Po transportonte me makinë 38 pako me 53 kg marijuanë, arrestohet 27-vjeçari shqiptar

Greqi/ Po transportonte me makinë 38 pako me 53 kg marijuanë, arrestohet 27-vjeçari shqiptar

Sasia e kapur e drogës

Një i ri shqiptar është arrestuar këtë të diel nga policia greke për trafikim dhe posedim të lëndës narkotike marijuanë.

27-vjeçarit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, i është sekuestruar 38 pako me 53 kg e 257 gram marijuanë, si dhe dy celularë.

Report Tv raporton se policia e vendit fqinj ka tentuar fillimisht ta ndalojë 27-vjeçarin në Kompoti të Artës, por pasi i është bërë shenjë ai ka shtuar shpejtësinë. Pasi ndjekja ka vazhduar, mësohet se shqiptari është kapur në rrugën Olimpia, pranë vendit të quajtur Selianitika të Axaias, ku i është bërë kontrolli dhe i është zbuluar sasia e drogës.

Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe implikimin e personave të tjerë në rrjetin e drogës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A

Kristjan Asllani i katërti, kush janë tre shqiptarët e tjerë që kanë fituar Serie A