Shqiptari xheloz lyen me benzinë dhe i vë flakën gruas në Greqi

Shqiptari xheloz lyen me benzinë dhe i vë flakën gruas në Greqi

Çifti shqiptar

GREQI- Një shqiptar 45-vjeçar ka tentuar të vrasë gruan e tij,  duke e lyer me benzine dhe vënë zjarrin në Kalamata të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në banesën e  tyre në kat të pestë dhe kanë qenë britmat e fuqishme të gruas ato që kanë alarmuar fqinjët.

Mënjëherë ata kanë lajmëruar zjarrfikëset pasi panë edhe tymin që dilte nga apartamenti i tyre.

Fqinjët shprehen se shkak ka qenë xhëlozia shkaku, pasi ndodhte shpesh që ata të grindeshin.

Në vendngjarje kanë mbërritur tre zjarrfikëse, policia dhe ambluanca.

Gruaja ka marrë plagë serioze dhe është në gjendje të rëndë, ndërkohë që edhe burri ka përfunduar në spital pasi ka marrë disa plagë.

Për fat të mirë, fëmijët 14 dhe 18 vjeç nuk ndodheshin në shtëpi dhe nuk kanë parë skenën e frikshme.

Çështja u trajtua nga Drejtoria e Sigurisë në Kalamata, ku 45-vjeçari u akuzua për tentativë vrasjeje dhe të dy janë shtruar në spital.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oho: 13/12/2019 18:02

    Kafsheri

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/12/2019 16:47

    O femra, shikoni mirë me kë bajgë shkoni, hapni sytë! Por edhe sikur të jete i ”fshehur” vrasësi mosmenjehere femije me të (por perdorni fuqine e mendjes qe ju kane dhene Zotat për të dominuar me ane të forces se mendjes dhe jo asaj fizike sic vertetohet edhe njehere ne kete rast sepse ky nuk eshte burrë). Nqse nuk i bën gruaja qe ka, ta ndaje dhe jo ta djegi me benzinë se nuk eshte as send e as skllave e tij. Ky jetoka ne Epoken e Gurit kur egersirat e njeres shpelle sulmonin egersirat e shpelles tjeter qe kishte siguruar dru zjarri për dimer, ushqim si dhe patjen e femrave të majme për të pjelle dhe kjo shkaktonte zilite dhe lufterat. O femra, largohuni nga ...të tillë!

    Përgjigju
    • Tralala: 13/12/2019 22:07

      Fredi bibilush nga trut e kokes.. ik o fredi se je budallai i tirones..

    • titi: 13/12/2019 20:41

      FREDI mos perserit te njejtat fjal se le nam

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri

Gjermania e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kosovari arrestohet teksa po hynte në Shqipëri