POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Greqi, sulmohet me bojë të zezë rezidenca e ambasadorit Amerikan (VIDEO)

GREQI- Mëngjesin e së mërkurës, në orën 4:00, rezidenca e ambasadorit amerikan në Greqi, Geoffrey Pyatt është sulmuar me bojë të zezë. Një grup prej 10 personash kanë hedhur bojë të zezë dhe tymuese në muret e rezidencës, pranë ambasadës Amerikane dhe më pas u tentuan të largohen me shpejtësi. Megjithatë, pak metra më tutje policia ka bërë të mundur ndalimin e 9 personave dhe po merren në pyetje.

Në një status në Twitter, ambasadori ka komentuar sulmin, ku ka theksuar se do kujdeset që autorët të ndëshkohen sipas ligjit.


"Mirëmëngjes, u zgjova për shkak të një vandalizmi fëmijëror jashtë rezidencës ku jetoj. Do të vazhdoj të punoj me autoritetet greke për të ndëshkuar fajtorët sipas ligjit. Shkatërrimi i pronës nuk është një protestë paqësore", tha ambasadori.

Siç shkruajnë mediat greke, sulmi ka ardhur pas refuzimit për të lejuar pjesëtarë të grupimit anarkist “Rouvikonas” për të zhvilluar një grevë urie më 2 maj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Fredi: 15/05/2019 13:05

    Bajgat evgjitë!

    Përgjigju
    • Dule shërbëtori: 15/05/2019 18:32

      Ytgrfew hahahahaha falja fredit se nuk e dinte që ishe evgjit

    • Fredi: 15/05/2019 18:13

      C pate mor ytgrfew, evgjit grek je?

    • ,ytgrfew: 15/05/2019 13:27

      yttt bajge e keqe qe sben tjeter vetem shan neper komente

  • Dulet: 15/05/2019 12:16

    Kurajo Mona - Basha, te nisen Pecat e piset e vogla por brim te madhe, ne aksion

    Përgjigju