Greqi/ Vidhte çantat e udhëtarëve nëpër aeroporte me ndihmën e një çadre, arrestohet i riu

Greqi/ Vidhte çantat e udhëtarëve nëpër aeroporte me ndihmën e një çadre, arrestohet i riu

Një i ri është arrestuar nga policia greke në aeroportin “Eleftherios Venizelos” pasi u vidhte bagazhet pasgjerëve.

Mediat fqinje shkruajnë se i riu me, i cili posedonte dhe një pasaportë të rreme greke, me ndihmën e një çadre grabiste valixhe dhe bagazhe nga karrocat e udhëtarëve, e më pas largohej me shpejtësi.

Ai zgjaste dorezën e çadrës dhe u merrte çantat udhëtarëve nga karrocat. Të njëjtën skemë ai tentoi ta vendoste në zbatim dhe ditën e premte por u arrestua.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, tentoi të merrte çantën e një udhëtari por u pikas nga ky i fundit i cili filloi të konfliktohej me të. Policia ndërhyri menjëherë dhe bëri të mundur arrestimin e të riut.

Dyshohet se grabitja e tij e fundit e suksesshme u regjistrua të mërkurën, ku arriti të grabiste një çantë brenda së cilës gjendeshin aksesorë me vlerë 2380 dollar.

Një prej momenteve të grabitjes

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK