Greqi/ Zhduken dy motrat shqiptare,
në alarm policia greke

Greqi/ Zhduken dy motrat shqiptare,<br />në alarm policia greke<br>
Dy motra me origjinë shqiptare janë zhdukur nga banesa e tyre në Dilesi të Thives dhe policia greke është vënë në alarm.

Sipas autoriteteve greke, dy vajzat e mitura, Denisa D. 17 vjeçe, edhe Emanuela D. 16 vjeçe janë larguar nga familja e tyre dhe nuk kanë kontaktuar me ta që prej datës 12 mars.

Dy ditë më vonë familjaret kanë denoncuar zhdukjen e dy vajzave të mitura, ndërkohë që askush në qytezën e vogël të Dilesit nuk ka informacion se ku mund të ndodhen ato.

Çdo llojë kërkimi për ta ka qenë i pasukses,  ndërsa ekspertët e kriminalistikës po vëzhgojnë për kontaktet që ato kanë pasur në rrjetet sociale kohët e fundit.

Ndërkohë që familjarët bëjnë apel për këdo që di diçka për vend-ndodhjen e tyre, të komunikojë sa më shpejtë me autoritetet policore, ne numrin SOS 116000, ose me fondacionin “Buzëqeshja e Fëmijës”.

Për ta bërë sa më të qartë dallimin e tyre familjarët japin këta informacione:

- Denisa me gjatësi 1,70 m, ajo është 55 kg, ka flokë të zeza dhe sy kafe. Ajo ishte e veshur me xhaketë kafe, këmishë me shirita bardhë e zi, atlete të bardha dhe mban në shpinë çantën e shkollës.

- Emmanuela me gjatësi 1,62 m, ajo është 40 kg, ka flokë gështenjë dhe sy kafe. Ajo ishte i veshur me xhaketë kafe, xhinse gri, këmishë të zezë, atlete të bardha dhe mban gjithashtu çantën e shkollës në shpinë.

Autoritetet helene kanë dërguar foto të vogëlusheve edhe në pikat kufitare dalëse të vendit.

Redaksia Online
A. S/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen