Greqia 2.5 mln euro për rindërtimin e shkollës prifesionale te '5 Maji', u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit

Greqia 2.5 mln euro për rindërtimin e shkollës prifesionale te '5 Maji', u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit

Ambasadorja Philippidou dhe ministri Ahmetaj

TIRANË-Greqia do t'i dhurojë Shqipërisë një grant prej 2,5 milion eurosh për rindërtimin e një shkolle profesionale  në kompleksin ''5 Maji'' në Tiranë, shkollë e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj  dhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri Sophia Philippidou.

Ky grant i Greqisë është premtuar në konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve ''Together for Albania'', e cila u mbajt në Bruksel në shkurt  të vitit të kaluar.

Ambasadorja Philippidou ka deklaruar se ky investim është një tregues shtesë i solidaritetit midis vendeve dhe popujve tanë  si dhe i përkrahjes së njërit për tjetrin, kur kemi një situatë emergjence.

"Ky grant plotëson reagimin e menjëhershëm të Qeverisë greke por edhe solidaritetin e vetvetishëm që treguan populli grek  dhe emigrantët Shqiptarë në Greqi, që në momentet e para të vështira mbas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Ne gëzohemi që vepra e rindërtimit po avancon  dhe që do të marrim pjesë në një program kaq të rëndësishëm dhe kaq modern , siç është ai i rindërtimit të një shkolle profesionale  në kompleksin ''5 Maji '' në Tiranë. Besojmë se diçka e tillë do të hapë dhe rrugë të tjera bashkëpunimi në nivel përgatitjeje profesionale'', tha ajo.  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • krrajli 87: 27/01/2021 09:44

    Rrespekts...

    Përgjigju
  • Studenti: 26/01/2021 18:04

    Ju lumtë,sa më shumë shkolla,dija do na përparojë!"..rindërtoni edhe Zjarrfikësen ...dhe komisariatin e policisë në Qytetin Studenti..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën

Lezhë, shoferi del nga makina e grushton kalimtarin,se i kërkoi të priste të kalonte rrugën