Greqia e Franca arrijnë marrëveshje 3-miliardëshe për anije luftarake

Franca dhe Greqia kanë nënshkruar një i marrëveshje për blerjen e anijeve luftarake, me vlerë rreth 3 miliardë euro. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Evropa nuk duhet të jetë naive, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të veta dhe duhet ta ndërtojë kapacitetin e vet ushtarak.

 “Evropianët duhet të ndalen së qeni naivë. Kur jemi nën presion nga fuqitë, të cilat nganjëherë e ashpërsojnë qëndrimin e tyre, ne duhet të reagojmë dhe të tregojmë se i kemi fuqinë dhe kapacitetin për ta mbrojtur veten. Jo t’i përkeqësojmë gjërat, por ta mbrojmë veten. Kjo s’është alternativë për aleancën me Shtetet e Bashkuara. Nuk është zëvendësim, por për të marrë përgjegjësi për shtyllën evropiane brenda NATO-s dhe për të arritur përfundime të cilat kërkohen nga ne për t’u marrë me mbrojtjen tonë”, tha presidenti francez.

Sipas marrëveshjes të nënshkruar të martën, Athina u pajtua që të blejë tri anije luftarake nga Franca, me mundësi që ta porosisë edhe të katërtën. Kjo marrëveshje, pjesë e një pakti më të gjerë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, vjen në kohën kur Greqia tashmë ka porositur 24 aeroplanë luftarakë këtë vit, duke u bërë shteti i parë i BE-së që e blen këtë model aeroplanësh.

Marrëveshja vjen në një kohë kur Franca është ankuar për nënshkrimin e një marrëveshje të SHBA dhe Britanisë me Australinë për nëndetëse luftarake, duke prishur marrëveshjen që Franca kishte më parë me Australinë.

S.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të humbasin vitin akademik?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Komisioni Hetimor për 25 prillin, PS dhe PD debate për miratimin e rregullores, shtyhet me 20 tetor! Në të njëjtën datë edhe zgjedhja e Sekretarit