Greqia fillon nga sot heqjen graduale të masave anti-COVID, hap zyrtarisht sezonin turistik

Greqia fillon nga sot heqjen graduale të masave anti-COVID, hap zyrtarisht sezonin turistik

Foto ilustruese

Greqia po shkon drejt normalitetit, me heqjen e masave kufizuese në kontekstin e daljes nga regjimi i bllokimit për shkak të pandemisë së COVID.

Nga dita e sotme qytetarët nuk do të qarkullojnë më me orar të kufizuar dhe dërgimin e sms vetëm në 6 kode të lejuara. Gjithashtu, nga sot lejohet qarkullimi në periferi e zona të ndryshme të vendit. Po ashtu do të hapen muzetë dhe do të çelet zyrtarisht sezoni turistik dhe me dhjetëra fluturime do të priten ditën e nesërme në mjaft ishuj.

Turizmi hapet në dy faza: nga sot deri në fund të qershorit me më shumë kujdes, dhe nga korriku më masivisht. "Çelësi" i planit qeveritar është siguria në turizëm, me vaksinimin e të gjithë banorëve të ishujve nga njëra anë, me respektimin e masave specifike nga turistët nga ana tjetër.

Në veçanti, për udhëtimin në ishujt - me përjashtim të Lefkada, Evia dhe Salamina - është e detyrueshme të paraqitet një certifikatë vaksinimi, 14 ditë pas dozës së dytë, ose një test PCR negativ 72 orësh, ose një test i shpejtë 24 orësh, i cili do të jetë i vlefshëm nga 2 në 9 muaj më vonë.  Duhet të theksohet se kontrolli do të jetë i detyrueshëm nga linjat ajrore dhe anijet, ndërsa kushtet e mësipërme duhet të plotësohen nga të gjithë udhëtarët vendas dhe të huaj.

Njësitë shitëse nuk do të funksionojnë më me stilin click inside-click away (me takim paraprak apo marrje porosish telefonike). Nga e hëna rihapen kopshtet dhe çerdhet, pa self test për fëmijët.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez