Greqia është e bindur se nëse gjithçka shkon mirë, mund ta këtë vaksinën të disponueshme për qytetarët e saj brenda muajit janar 2021
Teksa tashmë është krijuar një ekip nga Ministria e Shëndetësisë, qëllimi i të cilit është të ekzaminojë të dhënat e vaksinave më premtuese dhe të negociojë sasi dhe çmime me prodhuesit e tyre, kreu i Organizatës Greke të Barnave (EOF), Dimitrios Filippou tha për “Ekathimerini” se “Ne jemi në pritje të zhvillimeve” dhe se “Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, në fillim të vitit 2021, ne mund të kemi një vaksinë për përdorim komercial.”
Filippou tha gjtihashtu se sigurimi i vaksinave për secilin vend do të varet nga aftësia prodhuese e kompanive që i zhvillojnë ato dhe nëse ato rezultojnë të efektshme.
Edhe Serbia deklaroi javën e kaluar se Beogradi do të marrë vaksinën kundër koronavirusit të ri deri në fund të vitit.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se vendi i tij po zhvillon bisedime me një vend, që sipas tij ka përfunduar vaksinën kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi dhe që “ua jep atë popullatave të rrezikuara”.
“Shpresojmë se para fundit të vitit do të mund ta kemi atë vaksinë. Do të ishte shpëtim për Serbinë dhe ekonominë tonë”, tha Vuçiç por nuk tha se për cilin vend bëhet fjalë.
Sondazhi i ditës:
Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?
-
Shumë
85.7%
-
Pak
8.8%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 1038
Lajme të tjera
-
Alban Daci: Qasja e marrëdhënieve me Greqinë!
28 Mars, 13:44
-
Greqia reagoi për dënimin e Fredi Belerit, Hasani: Respektojmë vendimet e gjykatave, mbështesim reformën në drejtësi
6 Mars, 14:05
-
Beleri, kënga e fundit
5 Mars, 19:54
-
Berat/ Mjekja thirrje të vaksinohen fëmijët nga fruthi! Prindërit mbeten skeptikë, frikë nga autizmi
9 Shkurt, 15:57
-
Frikë nga fruthi, prindërit po nxitojnë të vaksinojnë fëmijët! Shifrat u rriten me 50%
31 Janar, 17:30
-
Eksperti gjerman: Shitja e raketave amerikane për Kosovën, sinjal i ndryshimit të raporteve mes SHBA-së dhe Serbisë
12 Janar, 22:29
-
Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takohet me zyrtarët francezë: Po përgatitemi për muajt në vijim
9 Janar, 22:52
-
Sekretari i Jashtëm britanik: Durimi ynë duhet të ketë kufi në raport me Serbinë
9 Janar, 21:59
-
Studentët bllokojnë për 24 orë qendrën e Beogradit, kërkojnë hapjen e listës së votuesve
29 Dhjetor 2023, 14:50
-
FOTO/ Kurti paralajmëroi sulme të reja nga Serbia në Veri, KFOR-i amerikan thekson vigjilencën, patrullon afër Leposaviçit
23 Dhjetor 2023, 22:32
-
Serbia të dielën në zgjedhje parlamentare dhe lokale! Nuk votojnë serbët e Kosovës, shqiptarët e Luginës në 2 lista, 10 mijë vota për 1 deputet
16 Dhjetor 2023, 17:08
-
'Tirana të ndahet nga Shkupi', media greke: Burime diplomatike konfirmojnë se Shqipëria do përballet në Bruksel me veton e Greqisë
12 Dhjetor 2023, 15:13