Greqia refuzon çeljen e kufirit me Shqipërinë më 1 korrik, ministri: Vendimi vjen pas rasteve të shtuara të COVID

Greqia njoftoi këtë të premte çeljen e sezonit turistik duke filluar nga 1 korriku, por kufiri me Shqipërinë do të qëndrojë ende i mbyllur.Greqia duket se e ka marrë seriozisht refuzimin e shqiptarëve për të hyrë në territorin e vet javën e ardhshme. Një anëtar i qeverisë greke sot ka deklaruar se Greqia nuk është ende gati të çelë kufijtë tokësore me Shqiperinë më datë 1 korrik ashtu siç ishte paralajmëruar. Ministri grek i Mbrojtjes Sociale Nikos Hordhalias e ka bërë këtë deklaratë të papritur sot në orët e mesditës në Janinë ku ndodhej për një inspektim në aeroportin e këtij qyteti.

Sipas tij shtyrja e hapjes së kufijve tokësore me Shqipërinë ka të bëjë me marrjen e mëtejshme të masave për të mbrojtur vendin nga Covid-19 pas rasteve të fundit të shfaqura në Shqipëri. Kjo është hera e dytë që autoritetet e vendit fqinj kanë shtyrë çeljen e kufijve tokësorë me Shqipërinë pas asaj që ishte planifikuar më 15 qershor dhe tani më 1 korrik.

"Ne jemi duke punuar shumë për t'i respektuar protokollet në të gjitha portat e hyrjes, që të kontrollojmë në mënyrë të sigurt. Në çështjet e shëndetit publik, nuk ka asnjë disponim apo vullnet për ndonjë zbritje. Ne duam të hapim Turizmin, Ekonominë, por kjo përparësi nuk mund të jetë mbi dhe përtej shëndetit publik. Ne dëshirojmë që udhëtarët të jenë të sigurt dhe po aq të sigurt sa popullata greke që do t'i mirëpresë ata", theksoi ai.

Në aeroportin e Janinës, siç tha zoti Hardalias, do të ketë Forca të Armatosura, të drejtuar nga një mjek ushtarak. Ka shumë shqiptarë që të hyjnë në territorin grek dhe po ashtu edhe ata që jetojnë atje duan të kthehen në Shqipëri. Sipas korespodentit të Report Tv, rrezikohet mbyllja edhe e kufirit me Maqedoninë e Veriut për shkak të rritjes së të prekurve me COVID-19.

Kujtojmë se më 1 qershor, Ambasada greke në Tiranë shpjegoi 3 fazat e hapjes së kufirit grek dhe se si do të procedohej. Ajo bëri të ditur se me Shqipërinë kufiri do të hapej pas 15 qershorit dhe se të gjithë ata që do të hynin do t'i nënshtroheshin tamponit dhe do u kërkohej qëndrimi një natë në hotel deri në daljen e përgjigjes.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populi vete: 27/06/2020 00:50

    Si eshte e mundur qe keta persona te lozin me gjithe popoullsin ne c,fardo vendi qe ata ndodhen . Eshte turp qe nuk kane pake miresi ne vetvete ,eshte turpe qe keta persona nuk kane mundsin te jetojne ne bazen e njerezimit.

    Përgjigju
  • Eris: 26/06/2020 21:13

    Shum mir....vazhdoni te shkoni ne mitingje,te dilni pa maska dhe pa asnje respekt distancimi shoqeror.Asnje shtet i BE nuk i hap kufijt per Shqiperine.

    Përgjigju
  • Eri: 26/06/2020 18:00

    Le ti mbyllin. Pune e madhe. Mos ikin per pushime pasaniket e tiranes. Qe te fshihen andej. Le ta bejne plazhin ne himare. Greqia shtet mashtrues. Ka mijera te infektuar dhe qindra te vdekur. Dhe nuk tregon. Qe te thith pushues nga bota. Obsh. Duhet te reagoj ashper per shtetet qe genjejne per numrin e te prekurve. Dhe greqia eshte shteti qe genjen me shume.

    Përgjigju
    • Ladi: 26/06/2020 20:11

      Hahahaha,himara ; dhermiu ; drimadhes jane me shtrejt se greqia o shoku

    • Eri: 26/06/2020 19:47

      O Eri ti dukesh njeriu qe ka shume informacion posht tavoline, na thua pak po ne ktej genjem si thua? Greqi ska nevoj per shqiptaret, sepse shqiptaret marin shalqirin me vete o budalla

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin