BE u mbyll përsëri kufijtë shqiptarëve, zgjaten kufizimet për shkak të COVID-it

Bashkimi Europian ka përditësuar sot listën e vendeve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit, duke “fshirë” totalisht vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kufijtë e vendeve anëtare të BE-së do të qendrojnë të mbyllur jo vetëm Shqipëri, por edhe për Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat ishin të përfshira fillimisht në këtë listë.

Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara nga Këshilli i BE-së, pasi që nga 31 korriku vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për e banorët e vendeve të treta vijuese:

Australi

Kanada

Gjeorgji

Japoni

Marok

Zelanda e Re

Ruanda

Koreja e Jugut

Tajlandë

Tunizi

Uruguay

Kina

Kriteret për të përcaktuar vendet e treta për të cilat vendet anëtare hapin kufijtë mbulojnë veçanërisht situatën epidemiologjike dhe masat e kontrollit, përfshirë distancën fizike, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale.

BE nuk ka hapur kufijtë me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pasi kanë një numër më të madh rastesh të reja me COVID-19 na krahasim me nivelin mesatar europian gjatë 14 ditëve të fundit, i cili është 16 raste për 100 000 banorë.

Kjo listë nuk është një instrument ligjërisht i detyrueshëm, por deri më tani, të gjitha shtetet anëtare fqinjë kanë kufizuar udhëtimet drejt dhe nga Shqipëria. Italia ka vendosur karantinën e detyrueshme për udhëtarët nga Shqipëria. Por vendimi më i ashpër ka ardhur nga Greqia, e cila do të mbajë edhe për dy javë kufijtë e mbyllur për qytetarët nga vendi ynë. Kështu, deri më 15 gusht në territorin grek nuk do të lejohen të hyjnë turistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Kosova, etj. Në pikat kufitare me Greqinë lejohen të hyjnë vetëm rezidentët, ndërkohë që pritet të bllokohet totalisht hyrja e punëtorëve sezonalë.

Nga dita e djeshme, kufijtë grekë janë hapur edhe për shtetasit britanikë, charterat me të cilët mbërritën në zonat turistike, duke i dhënë një frymëmarrje turizmit në vend.

Një sërë vendesh, si Gjermania, Holanda, Austria dhe Greqia kanë mbyllur kufijtë për qytetarët serbë, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve. Gjermania dhe Austria nuk këshillojnë udhëtimin në asnjë prej vendeve të Ballkanit, duke lëshuar një paralajmërim udhëtimi kundrejt rajonit.

Për pasojë, shqiptarët nuk mund të rezervojnë as udhëtime tranzit që kalojnë në një prej vendeve të BE-së sepse nuk lejohen të ulen në aeroporte. Vetëm rezidentët mund të udhëtojnë drejt Italisë dhe Greqisë, por për qytetarët e tjerë kufijtë e vendeve fqinjë janë të mbyllura. Për momentin shqiptarët mund të udhëtojnë pa paraqitur tampon drejt Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Turqisë.

Listës së mëparshme të 14 vendeve të treta, qytetarët e të cilëve kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Bashkimit Europian i është shtuar Australia dhe Kina, pasi autoritetet australiane kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Tema

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 31/07/2020 17:24

    Si ka mundesi qe ka nje diskriminim te tille. Dmth nje student nga shqiperia nuk shkon dot ne nje vend ku i duhet me patjeter te beje dy tranzire ne europe, ndersa nje student nga afrika e veriut mund te shkoje. Perse duhet te jete ky kufizim per tranzitet i cili penalizon kategorikisht studentet shqiptare. Turp EUROPA.... vendi i te drejtave....

    Përgjigju
  • Ilo: 31/07/2020 15:50

    Nuk e kuptoni qe Bashkimi Europian po vret veten si akrepi, Shume shpejt BE do iki ne te se emes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)

Skandal trukimi në futbollin belg, Westerlo dhe Genk barazojnë 1-1! Lojtarët 'shëtisin' në fushë (VIDEO)