Greqia vendi i parë në Evropë, vë në përdorim certifikatën dixhitale të COVDI-19 nga 1 korriku, Mitsotakis: Është një korsi e shpejtë udhëtimi brenda BE

Greqia vendi i parë në Evropë, vë në përdorim certifikatën dixhitale të COVDI-19 nga 1 korriku, Mitsotakis: Është një korsi e shpejtë udhëtimi brenda BE

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

GREQI- Gjatë paradites së sotme, Greqia ka prezantuar certifikatën dixhitale evropiane COVID, e cila do të lehtësoje udhëtimet e qytetarëve brenda Bashkimit Evropian, duke u bërë kështu një nga vendet e para evropiane që e vë atë në zbatim.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë prezantimit, karakterizoi certifikatën dixhitale, si një korsi të shpejtë për udhëtarët dhe theksoi se vendi është gati të nisë përdorimin sa më shpejtë, nga 1 korriku.

Kryeministri grek, ka theksuar se certifikata dixhitale e COVID, nuk ka për qellim diskriminimin e qytetarëve, por lehtësimin e udhëtimeve, sidomos në këtë sezon turisitik.

“Jam shumë krenar për punën e bërë”, shprehet kryeministri.

I pranishëm gjatë prezantimit ishte edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili u shpreh se është shumë i lumtur që është i pranishëm në Greqi, në këtë moment kaq të rëndësishëm.

“Është thelbësore të tregojmë se ne mund të garantojmë rivendosjen e lëvizjes së qetë dhe të lirë të qytetarëve pas pandemisë së COVID-19”, tha ai.

Certifikata dixhitale e BE-së COVID do të lëshohet nga autoritetet kombëtare dhe do të jetë në dispozicion në formë dixhitale ose fizike për ata që janë vaksinuar plotësisht, kanë një test negativ ose kanë një çertifikatë të rikuperimit të koronavirusit.

Situata epidemiologjike në Greqi është optimale dhe procesi i vaksinimit konsiderohet i suksesshëm.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryebashkiakë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryebashkiakë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri