Greqia zgjat masat izoluese deri më 14 dhjetor

Greqia zgjat masat izoluese deri më 14 dhjetor

Foto ilustruese

Në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Greqia shtyn masat kufizuese deri në 14 dhjetor në orën 6 të mëngjesit. Përjashtim nga lista e kufizimeve do të kenë dyqanet me pakicë të artikujve sezonalë të Krishtlindjeve të cilët do të hapen me 7 Dhjetor.

Detajet për orët e hapjes dhe mënyra e funksionimit të këtyre dyqaneve do të shpallen nesër nga Sekretari i Përgjithshëm Tregtisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Panagiotis Stampoulidis.

Ndërsa informoi autorët politikë,  Petsas vuri në dukje se hapja graduale e aktivitetit ekonomik dhe shoqëror  do të behët në përputhje me situatën epidemiologjike. Siç tha ai, ekziston një stabilizim i situatës, por me një ritëm më të ngadaltë se sa pritej.

Duke iu referuar vaksinës së koronavirusit, ai tha se njëri pas tjetrit ato janë në proces të miratimit përfundimtar dhe do të shpërndahen në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit, si në vendet e tjera të BE, me të njëjtën përpjesëtim me popullsisë dhe me të njëjtën kosto, një pjesë e së cilës do të mbulohet nga Komisioni Evropian.

Ai përsëriti se vaksinimi do të jetë vullnetar dhe falas dhe  do të ketë një fushatë për të bindur qytetarët për sigurinë dhe efektivitetin e tij. Ai  theksoi se do të ketë 1,018 qendra vaksinimi në të gjithë Greqinë dhe qëllimi është të vaksinohen pothuajse dy milion qytetarë çdo muaj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Djali i Tom Doshit shkaktoi aksident, por policia e la të ikte, pyetet Drejtori i Policisë Lezhë! Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit që ta favorizonte

Djali i Tom Doshit shkaktoi aksident, por policia e la të ikte, pyetet Drejtori i Policisë Lezhë! Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit që ta favorizonte