Greva 24 orëshe e palës greke, hapet Kakavija! Rradhë e gjatë kamionësh në pritje për të kaluar (VIDEO)

Pas grevës 24 orëshe të doganierëve të palës greke në Kakavijë, e cila dje shkaktoi radhë të gjata të automjeteve të transportit të mallrave, në pjesën greke, përsëri sot paraqitet e njëjta situatë.

Sikurse shihet dhe nga pamjet e Report Tv, ka një rradhë të gjatë kamionësh që janë në pritje për të kaluar kufirin.

"Kam një 2 orë. Asnjë gjë nuk kanë thënë, presim”, tha një emigrant. “Kam 2 orë. Thonë sikur e kanë mbyllur fare për makinat e vogla”, u shpreh një tjetër. 

Çfarë të bëjmë. Paguam testin. 3 tamponë”, tregoi një tjetër.

Greva u zhvillua për shkak se punonjësit e palës greke kërkuan rritje page, pagesën e orëve shtesë si edhe plotësim të kushteve të punës.

Kakavija qëndroi e mbyllur dje, 24 nëntor duke nisur nga ora 07:00 deri më 25 nëntor 07:00 me orën lokale të Greqisë.

Në këtë hark kohor u lejuan të kalojnë automjete si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 25/11/2020 23:01

    O doganjer, po krimin ekonomik perse e do, apo qe te marre pjesen e tij dhe ai, dhe keshtu rritet "tarifa", ky sistem keshtu e ka do te mos paguash? Mos bej pislliqe, ndryshe do hidhesh ne valle,ju dhe rrumpalle dhe pa "tarife", sikur nuk shkon...

    Përgjigju
  • Doganjer i vjeter: 25/11/2020 09:52

    Tani qe u hap dogana nesoj se mallrat kinez, gomat e perdorura, gjeja gjalle(viçat), etj etj do versulen per te kapur kuotat e duhura te grabitesve te rradhes ne dogana. Ku e ke krimin Ekonomik o sander lleshi, ku eshte shteti o edi rama, pse kapshtica dhe Kakavija po shqyhen ???!! Pyetja retorike ne fakt. Ajo dihet gazheli me llum se gjonin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Profesionistët e lirë 'në konfuzion' për tatimin, ekspertët në 'Përballje': Administrata duhet të informojë subjektet! Rritet frymëzimi për evazion

Profesionistët e lirë 'në konfuzion' për tatimin, ekspertët në 'Përballje': Administrata duhet të informojë subjektet! Rritet frymëzimi për evazion