Greva dhe demonstrata nga sindikatat e Francës kundër reformës së pensioneve! Rreth 2 milionë protestues në të gjithë vendin

Greva dhe demonstrata nga sindikatat e Francës kundër reformës së pensioneve! Rreth 2 milionë protestues në të gjithë vendin

Protestuesit në Francë

Me greva dhe demonstrata sindikatat në Francë shprehën për herë të tretë në 15 ditë kundërshtimin e tyre ndaj reformës së sistemit të pensioneve të nxitur nga qeveria. Punëtorët po reagojnë veçanërisht për rritjen e propozuar të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Lëvizjet e grevëës ndikuan veçanërisht sektorin e transportit, arsimit dhe ndërmarrjeve të mëdha shtetërore dhe private.

Mitingje dhe demonstrata u zhvilluan në rreth 200 qytete franceze , me sindikatën e krahut të majtë CGT që vlerësoi numrin e demonstruesve në rreth 2 milionë, pak më pak se demonstratat e mëparshme më 29 janar.
Tubimet e sotme, si të mëparshmet, ishin kryesisht paqësore, megjithëse në Paris pas përfundimit të marshimit nga sheshi i Operas në sheshin e Bastilës, pati përplasje mes demonstruesve të së majtës ekstreme dhe forcave të policisë.
Sindikatat kanë bërë të ditur se të shtunën e ardhshme do të ketë protesta të reja kundër reformës së sistemit të pensioneve, e cila aktualisht është objekt konsultimi në Asamblenë Kombëtare të Francës.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët