Greva e urisë, del nga spitali kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj: Do futem sërish në grevë le të vdes,dosja jonë do i kalojë SPAK-ut

Greva e urisë së naftëtarëve ka hyrë ditën e sotme në ditën e 12-të, ku gjendja shëndetësore e tyre po vijon të rëndohet gjithmonë e më shumë. Ditën e Sotme u shtrua në spital kreu i kësaj sindikate, Sokol Dautaj, i cili shfaqi probleme me tensionin e lartë për shkak të dehidratimit.

Pas marrjes së ndihmës në Spital Dautaj i është rikthyer sërish grevës duke thënë se do jetë këtu edhe sikur sot të vdesë. Dautaj njoftoi se doja e tyre do i kalojë SPAK-ut dhe se lufta e tyre është për dinjitet që të mos tallen më me ta çdo 6 muaj apo një vit.

"As dua ta marrë fare se çfarë risku kam mbi shëndetin tim dhe flasë këtu në emër të të gjithëve. Nuk do ngelet pronarë dhe mashtrues që kanë ardhur në rafineri nuk mund të bëj shoë me jetën tonë dhe me naftëtarët për 6 muaj dhe për 1 vit. Unë do hyjë prapë në greve dhe vdekja të më vijë sot, nuk do të zëvendësohet askush. Sic keni qenë mbështetje deri sa të vijë një përgjigje ashtu siç doni ju kolegë, kush tenton të bëjë lojërat dhe të pastrojë lekët e të iki e të tallen dhe mos të mbajnë përgjegjësi. Shkoni te porta, ku është ky pronar që nuk e han meraku për naftëtarët, nuk di çfarë t'u them tjetër po ky është një problem social i gjithë qytetit jo vetëm atyre naftëtarëve që janë brenda. Këtu duhet solidaritet i të gjithë biznesit. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, nuk vdes njeri për bukë, kjo protestë bëhet për dinjitet. Unë kam firmosur dje që dosja jonë ti kalojë SPAK-ut, kryeministrit dhe prokurorisë së përgjithshme, presidentit", tha kreu i sindikatës

Ditën e djeshme grevistët mbyllën dyert e ambientit ku po qëndrojnë duke mos lejuar të hynë as gazetarët. Gjendja e tyre shëndetësore është rënduar me kalimin e ditëve. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shtetërore mbi kërkesat e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
Sokol Dautaj i rikthehet grevës: Dosja jonë do i kalojë SPAK, ne po luftojmë për dinjitet jo për bukën e gojës, mjaft u tallët me ne

Kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj ka lënë spitalin dhe i është rikthyer grevës së urisë duke thënë se do jetë këtu edhe sikur sot të vdesë. Dautaj njoftoi se doja e tyre do i kalojë SPAK-ut dhe se lufta e tyre është për dinjitet që të mos tallen më me ta çdo 6 muaj apo një vit.

"As dua ta marrë fare se çfarë risku kam mbi shëndetin tim dhe flasë këtu në emër të të gjithëve. Nuk do ngelet pronarë dhe mashtrues që kanë ardhur në rafineri nuk mund të bëj shoë me jetën tonë dhe me naftëtarët për 6 muaj dhe për 1 vit. Unë do hyjë prapë në greve dhe vdekja të më vijë sot, nuk do të zëvendësohet askush. Sic keni qenë mbështetje deri sa të vijë një përgjigje ashtu siç doni ju kolegë, kush tenton të bëjë lojërat dhe të pastrojë lekët e të iki e të tallen dhe mos të mbajnë përgjegjësi. Shkoni te porta, ku është ky pronar që nuk e han meraku për naftëtarët, nuk di çfarë t'u them tjetër po ky është një problem social i gjithë qytetit jo vetëm atyre naftëtarëve që janë brenda. Këtu duhet solidaritet i të gjithë biznesit. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, nuk vdes njeri për bukë, kjo protestë bëhet për dinjitet. Unë kam firmosur dje që dosja jonë ti kalojë SPAK-ut, kryeministrit dhe prokurorisë së përgjithshme, presidentit", tha Dautaj

Ora 10:10
Mjekja: Dautaj me hipertension, është dehidratuar! Nuk duhet të rikthehet në grevë

Mjekja e spitalit të Ballshti shprehet se Dautaj ka hipertension dhe kjo ka ardhur si pasojë e dehidratimit. Ajo shprehet se për të mirën e tij ai nuk duhet të kthehet në grevë. Gjithashtu mjekja thotë se ditën e djeshme një ambulancë ka shkuar pranë grevistëve por është refuzuar.

"Ka dhimbje koke. Ka hipertension që varion nga 170-180. Duket që është i dehidratuar, është i lodhur.  Është mbajtur. Ka marrë mjekim dhe i kemi këshilluar që të mos rikthehet në grevë. Situata është rënduar nga mosmarrja e lëngjeve. Të tjerët nuk i kam parë. Ambulanca ka shkuar ditën e djeshme dhe është refuzuar" - tha mjekja.

Ora 10:01
Dautaj nga spitali: Prej ditësh me tension të lartë! Do rikthehem tek shokët në grevë

Nga spitali, Sokol Dautaj është shprehur se ka pasur probleme me tensionin e lartë prej disa ditësh. Ndërkohë ai thotë se do të kthehet sërish tek naftëtarët e tjerë në grevë.

"Prej disa ditësh kam pasur probleme me tensionin e lartë. Më ka sjellë shqetësime. Nuk doja ta bëja mediatike. Unë do të rikthehem tek shokët" - tha Dautaj.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 09/10/2020 13:21

    Ju paska dhene lek Monika, po pse shiteni tek LSI, rrini ne drejten tuaj, mos u beni mish-mash per Moniken. Prandaj nuk e rruan kush per ju sepse ti si kryetar I sindikates se naftetareve para se te futeshe ne greve takove Monen. Ishalla I merrni leket se ju takojne por mos u merrni me LSI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale