Grevistët e Poçemit dhe Ballshit, Avokati i Popullit takim 'kokë më kokë' për kërkesat e tyre

Grevistët e Poçemit dhe Ballshit, Avokati i Popullit takim 'kokë më kokë' për kërkesat e tyre

1582016032_greva.jpg

Pasditen e së martës, dy përfaqësues të Avokatit të Popullit, kanë vizituar grevistët e Poçemit dhe ato të Ballshit, të cilët kërkojnë marrjen e rrogave të prapambetura. Ata kanë dëgjuar ankesat dhe kërkesat e grevistëve, të cilët kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura pasi kanë familje dhe fëmijë për të mbajtur.

10 naftëtarë në Ballsh kanë hyrë në ditën e dytë të grevës së urisë, pasi kanë 5 muaj pa marrë pagat e tyre, ndërsa 14 grevistët e Poçemit, të cilët punojnë në stacionin elektrik kanë hyrë në ditën e 6 të grevës së urisë dhe gjendja e tyre vijon të rëndohet.

Dy grupet e grevistëve varen nga të njëjtat firma 'Bylys dhe Tosk Energji" te Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronarë. Përfaqësues të kompanisë zhvilluan të hënën një takim me naftëtarët, ku pranuan që të firmonin kontratat e punës me ta, por jo të paguanin borxhet dhe detyrimet e prapambetura.


Lajmi kryesor:

10 naftëtarët e Ballshit 2 ditë në grevë, rëndohet gjendja e njërit prej tyre: Flemë mbi 'florinj', por jemi pa bukë! Mos na sillni firma fantazmë


  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS