Grida Duma te ‘5 pyetjet’: Sektori i Energjisë i dështuar! Në vend që të mbushte buxhetin, po fut shtetin në borxhe

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma e konsideron sektorin e energjisë të dështuar dhe se ka nevojë për një reformë të thellë që në të ardhmen të mos ketë keqmenaxhim që të sjellin situata të tilla. Në intervistën e dhënë për “5 pyetjet nga Babaramo” për Report Tv, Duma tha se sot qeveria bleu energjinë me çmime marramendëse, në një kohë që mund të kishte menaxhuar më mirë rezervat hidrike.

Për Grida Dumën në një kohë që energjia duhet të ishte kontribuuese në buxhetin e  shtetit, pasi është një nga sektorët më prodhues të Shqipërisë, në fakt po gërryen buxhetin duke marrë nga ai.

“Sot pamë se si energjia po blihet me çmime stratosferike në një kohë që rezervat mund të ishin mirëmenaxhuar për t’i ruajtur. Një gjë është i sigurt, që një vend hidrik si i yni, sektorin energjetik e ka me humbje. Institucionet shtetërore kanë qenë debitorët më të mëdhenj dhe jo familjarët. I gjithë sektori energjetik është dështim se nuk i jep buxhetit të shtetit, por i merr. Atëherë si të mos quhet kjo keqmenaxhim? Bujqësia, energjia dhe turizmi ka sektorët më të fort Shqipëria dhe ku sektor që mund të kishte potenciale në dhënien e prodhimit të brendshëm, është sektori që fut Shqipërinë në borxhe”, tha Duma.

Në lidhje me fondin prej 200 mln euro të qeverisë për emergjencën energjetike, Duma tha se kjo nuk do të mbrojë konsumatorin, pasi dikush duhet t’i paguajë këto para. Ajo tha se ku borxh i ri që do të merret do të paguhet po nga shqiptarët por  në mos në faturën e energjisë, në faturën e ushqimeve apo fatura të tjera. Duma tha se kjo barrë do të bie mbi biznesin e madh që do të çojë në rritje të kostos së produkteve të tyre, që në fund do të blihen po nga konsumatori familjar.

“Do marrë 200 mijë euro borxh, dikush do i paguajë këtë 200 milionë. Nga diku kjo kosto do dalë.  Do e paguajnë sipërmarrjet  e mëdha apo institucionet, por do të se dhe familjet do të preken pasi biznesi i madh do rrisë kostot e produktit dhe kjo do paguhet nga konsumatori. Nëse nuk e paguan te fatura e energjisë, do e paguaj te fatura e ushqimeve, buka apo diku tjetër”, tha Duma.

Mos rritja e çmimeve të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël, por edhe ndalja e investimeve të OSHEE, KEHS dhe OST, për Dumën janë arritje të opozitës që i bëri presion qeverisë.

“Çfarëdo që të bëjmë ne në këtë moment është të detyrojmë qeverinë, siç e detyruam që familjari të mos preket dhe se OSHEE të ndalë investimet”, tha Duma.

Gjatë ditës së sotme qeveria bleu me çmime stratosferike mbi 24 mijë MWh me një vlerë rreth 6.4 mln euro vetëm për 5 ditë dhe kjo nuk ishte as gjysma e sasisë prej mbi 44 MWh që duhet për të mbuluar nevojën e vendit me energji.

3 ditë më parë qeveria vendosi të pezullohen të gjitha planet e investimeve të KESH-it, OST-së dhe të OSHEE-së, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë si dhe vendosi në dispozicion të OSHEE një fond prej 200 mln euro për blerjen e energjisë dhe që kjo të mos ndikojë në rritjen e çmimit për familjet dhe biznesin e vogël. 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Punonjesi I aeroportit...: 12/10/2021 03:29

    Ore ti ,,,,po kete super KURVEN fton ne emision..po a ke turp,,,,po ajo eshte lavire ordinere,,qe ka lene nam ne tirane..kur ishte e martuar kete bucen e merrte me vete artan santo kur ikte jashte....duhej ta kishe PYETUR kete plehren pse te ndau burri....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan

Morën ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, shpallen në kërkim kryeinspektori e inspektori i IMT Elbasan