Gruaja ‘e fortë’ që mbylli në qeli 'Eskobarin e Ballkanit' dhe dënoi me burg përjetë Fadil Kasemin del para Vetingut

Gruaja ‘e fortë’ që mbylli në qeli 'Eskobarin e Ballkanit' dhe dënoi me burg përjetë Fadil Kasemin del para Vetingut

Miliana Muça

Anëtarja e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Miliana Muça, do të dalë në 31 janar 2020, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatet e verifikimit të saj për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Çështja e gjyqtares Muça po shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Olsi Komici, Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi. Për anëtaren e Gjykatës Speciale procesi i Vetingut ka nisur që në 15 janar 2019. Muça ka qenë gjykatëse në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda deri në dhjetor të 2019, kohë në të cilën Këshilli i Lartë Gjyqësor e emëroi në Gjykatën e Posaçme. Si gjyqtare e Krimeve të Rënda, Muça ka vendosur në janar të 2019 mbylljen në burg pa afat të Klement Balilit, i quajtur ndryshe “Eskobari i Ballkanit”. Disa muaj më vonë Balili u dënua me 15 vite burg, por me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 10 vite. 

Gjyqtarja Miliana Muça ka marrë pjesë e shqyrtimin e dosjes së Prokurorisë kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i shpallur fajtor nga shkalla e parë për veprën penale “shpërdorim detyre’. Miliana Muça u caktua edhe si gjyqtare e dosjes së 613 kilogramëve kokainë të kapura në Maminas, ku nën akuzë është Arbër Cekaj, për të cilin prokuroria kërkon 21 vite burg. Miliana Muça ka drejtuar edhe gjyqin ndaj Fadil Kasemit, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildese Hafizi. Vendimi i fundit i zonjës Muça është rrëzimi i kërkesës së SPAK-ut për pushimin e hetimit ndaj gjyqtarëve Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj, të cilët vendosën në 8 shkurt 2019 që të pranonin kërkesën për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit, duke e shpëtuar atë automatikisht nga burgimi i përjetshëm.

Ndërkaq, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të dalë nesër edhe kryetarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, Entela Shedula, e cila do të njihet me rezultatet e hetimit. Dosja e kryegjyqtares Shedula do të shqyrtohet nga Xhensila Pine, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu. Entela Shedula është përfolur për një vilë trekatëshe, ndërsa është denoncuar edhe për vendime të dyshimta. Gjyqtarja është akuzuar edhe nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, për lirimin e një personi të arrestuar nga policia dhe të akuzuar për vepra të rënda penale. Gjithsesi, do të jetë Komisioni i Vetingut organi që do të vlerësojë vendimmarrjet dhe pasurinë e kryegjyqtares.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 30/01/2020 11:31

    Pyeteni clidhje ka ajo dhe burri me kompanine q eka marr3 50 mij euro per blerjen e shtepise ne kompleks

    Përgjigju
  • Korcari: 29/01/2020 22:54

    Kjo eshte nje gjyqtare qe nuk meriton te rrije asnje dite aty ku eshte!

    Përgjigju
    • Robert Rapi: 04/02/2020 21:56

      Edhe Shen Pjetri do ta kishte zili per intelektin pasionin ndershmerine moralin perkushtimin drejtesine hyjnore per profesionin kesaj qenie jashtetokesore me mijra mijra vite drite shoqerise dhe mentalitetit shqiptar dhe korcar ne vecanti Na beri krenar jo vetem ne por gjithe profesionistet e drejtesise

  • Skorpions: 29/01/2020 22:23

    Nese thjesht zbaton ligjin dhe je e pakorruptuar, nuk ke frike as te t'ia besh te njohur imazhin publikut. Emiliana ka qene vajze model dhe shembull ne shkolle qe femije. Do ta nderoje prejardhjen e saj nga zona arsimdashese dhe e kulturuar e Maminasit.

    Përgjigju
    • Narja: 29/01/2020 23:23

      Hahahah zona e kulturuar dhe arsimdashese e Maminasit hahah lot. Qeka katnare Maminasi

  • Ilo: 29/01/2020 20:59

    Po' ke "eskobar" ka mbyllur ne qeli ai eshte ne Gjermani dhe ishalla rrin sa me gjate andej se po' e sollen ketu direkt e liruan, gjyqtare e "hekurt" medemek kjo po'... e me rigon.

    Përgjigju
  • Arbëri: 29/01/2020 18:23

    A është e nevojshme që të ekspozohet me emër dhe foto kjo gjyqtare...??? Në as një vend perendimor nuk ndodh kjo...!!!

    Përgjigju
    • Lenci: 29/01/2020 19:30

      Arbër, në këtë vënd ku jetojmë ne, ska ngelur azgjë më sekret. Kjo gjyqtare është fiks që ju mer gjak në vetyll kriminelëve si Dajti , Shllazi e Lul Berisha e sa e sa plehra të këtij lloji.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh