Bosja e kartelit të drogës, 21 vjeçarja ‘La Catrina’ qëllohet për vdekje nga policia meksikane (VIDEO)

Maria Guadalupe Lopez Esquivel, 21 vjeçe me emrin 'La Catrina', ka gjetur vdekjen në një sulm me policët dhe ushtrinë meksikane.

Ajo ishte në krye të kartelit famëkeq meksikan i cili kreu masakrën e muajit tetor ku gjetën vdekjen 13 oficerë policie dhe dyshohej se ishte pjesë e dy bandave që morën pjesë në vrasjen e tre nënave dhe 6 fëmijëve të tyre në fillim të muajit nëntor.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, gruaja e re ishte në një shtëpi të sigurt me disa anëtarë të kartelit të armatosur kur policia dhe ushtria nisën sulmin.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit 'La Catrina' u plagos dhe humbi jetën disa minuta më vonë në helikopterin që e transportonte për në spital.

‘La Catrina’ besohet se iu bashkua kartelit në vitin 2017 dhe pas pak kohësh u ngjit në sferat e larta të klanit.

Ajo ishte shpallur në kërkim nga autoritetet dhe akuzohej për kryerjen e vrasjeve, zhvatjeve dhe rrëmbimeve.

Shpesh gratë në Meksikë kanë mbajtur pozicione të larta në organizatat e pastrimit të parave por është e rrallë që një grua të drejtojë një kartel droge.

I.C./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapja e listave do të sjellë deputetë më cilësore në Kuvend?

Komento

Komente

  • Capi: 14/01/2020 14:36

    Trump-i e bene te mundur.

    Përgjigju
    • Haha: 14/01/2020 18:14

      Nard Noka e bente zap



×

Lajmi i fundit

John

Gjonaj kërkesë Kuvendit për ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor, pengohet procesi për ngritjen e Gjykatës së Lartë