PAMJET Ekskluzive nga ndërhyrja e policisë në Tiranë/Banorët: Edhe fqinja jonë refuzon ushqimin prej 6 muajsh

TIRANË - Tragjedia në familjen Josifi në Kombinat ka sjellë menjëherë ndërgjegjësimin qytetar për të mos heshtur më. Një telefonatë në polici zbuloi një grua 51-vjeçare që prej 6 muajsh nuk ushqehej dhe nuk dilte nga banesa. Frika e nxitjes nga sekte fetare angazhoi menjëherë policinë, ku pamjet e ndërhyrjes dhe se çfarë thotë vetë zonja, Report TV i sjell ekskluzivisht përmes emisionit “112” të realizuar nga gazetari Antonio Çakshiri.

Telefonata në Sallën Operative erdhi pak ditë pas ngjarjes së rëndë ku nënë e bijë ndërruan jetë për shkak të mosushqyerjes. Rasti që sjellim në vëmendje tani, ka ndodhur në një apartament pranë rrugës së Elbasanit ku zonja 51-vjeçe jeton me nënën dhe kunatën e saj.

Ajo ka rreth 6 muaj që refuzon të ushqehet dhe konsumon vetëm pije, sipas saj për shkak të problemeve shëndetësore. Nga efektivët pyetet nëse bën pjesë në ndonjë sekt fetar por nuk jep një përgjigje të qartë.

Gjatë kontrollit nga doktori në banesë gruaja flet për ringjalljen, një fjali mes fjalëve të lidhura pa kuptim: "Ringjallem, ngjallem, të na marrëshin të keqen se ringjallem, nuk vdes njeri nga ringjallja".

Burime nga policia bëjnë me dije se libra fetarë janë gjetur në banesën e saj.  Hetimet për këtë rast po vijojnë.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/07/2020 00:42

    Do ishte mire qe te behen publike emrat dhe pamjet e ketyre librave,sepse kleriket po akuzojne njeri-tjetrin dhe asnje s'po merr persiper fajin ,te pakten kjo do vinte gishtin mbi fajtoret e vertete.

    Përgjigju
    • Mira: 10/07/2020 11:07

      Asnje klerike nuk po akuzon njeri-tjetrin. Ata qe perfaqesojne religjonet zyrtare kane deklaruar te verteten mbi besimin dhe veprat e ketyre njerezve jane totalisht kunder besimit ne Zot. Varet kush grupim o individ ja ka shpelare mendjen. Asgje nuk mund te fshihet gjate ne kete bote, e verteta do dali nje dite.

  • Semi: 10/07/2020 00:35

    Ska me tani! Edhe po te doni ste le policis te vdesesh! Se i prishet makiazhi neper bote...

    Përgjigju
  • Lili: 09/07/2020 19:20

    Sa do ket si puna e saj

    Përgjigju
  • Tope Papagalos: 09/07/2020 17:12

    Mbyllini keto sekte fetare se po i bejne lavazh truri miletit. Keto sekte jane grupe terroriste

    Përgjigju
    • Tope Papagalos: 10/07/2020 17:01

      Ke te drejte o Papagall

    • Parangalli: 09/07/2020 23:32

      Aq sa politika o Tope apo me pak?

  • Delinquenti: 09/07/2020 17:05

    Ore policia lejeni tjetren te vdesi ashtu don ajo ashtu te bohet NJI BUDALL MO PAK EDHE SE BOHEN SHUM, SHUM BUDALLEJ ME PAK CI DUM,SHIFNI DHE RUNI TE MENCMIT SE KANE NGEL AKOMA........

    Përgjigju
    • Bepi: 10/07/2020 04:59

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE sanksione radikalëve izraelitë për aktet e dhunës kundër palestinezëve! Të sanksionuarit s’do hyjnë në BE dhe do t’u bllokohen llogaritë

BE sanksione radikalëve izraelitë për aktet e dhunës kundër palestinezëve! Të sanksionuarit s’do hyjnë në BE dhe do t’u bllokohen llogaritë