Nuk është kurrë vonë për të jetuar ëndrrën! Gjyshja Butto nga Palestina fiton zemrat e të gjithëve, diplomohet në moshën 85-vjeçare

Jihad Battu

Pasi e la shkollën dekada më parë, një gjyshe, palestineze ja ka dalë që të diplomohet në moshën 85 -vjeçare, në studimet fetare.

Jihad Battu lindi në vitin 1936 në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor. Ajo mori emrin Xhihad nga familja e saj, një emër arab që do të thotë "luftë kundër armikut".

Ajo shkoi në një shkollë në Al-Mujaydil, afër Nazaretit, deri në vitin 1948, por me pas u detyrua që ta linte pasi palestinezët u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre.

Në 1954, Xhihadi u martua dhe lindi pesë fëmijë. Sidoqoftë, pasioni i saj për të studiuar dhe mësuar nuk u zbeh kurrë. Ajo arriti të marrë disa kurse gjuhësore në arabisht, anglisht dhe hebraisht, si dhe kurse në matematikë.

Në moshën 81 -vjeçare, gruaja palestineze ishte ende plot entuziazëm për të studiuar. Ajo vendosi të regjistrohet në një kolegj për të fituar një diplomë universitare dhe të veshë një mantel diplomimi.

Në një intervistë, Xhihadi tha se ajo zgjodhi të studiojë Sheriatin Islam për dashurinë dhe angazhimin e saj ndaj traditave dhe rregullave Islame. "Kam studiuar shumë dhe për orë të gjata gjatë natës," tha ajo.

Në moshën 85 -vjeçare, Xhihadi pa ëndrrën e saj duke u realizuar duke marrë diplomën e saj bachelor dhe duke veshur një mantel diplomimi. "Unë do t'ua mësoj atë që kam studiuar njerëzve përreth meje. Cili është përfitimi i shkencës nëse e mbaj atë vetëm për veten time, dua t'i mësoj të tjerët që të përfitojnë edhe ata?" tha 85-vjeçarja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të vendosen kufizime për personat e pavaksinuar?



×

Lajmi i fundit

John

Biden: SHBA nuk po shqyrton vendosjen e trupave amerikane në Ukrainë për të penguar një sulm të mundshëm rus