Grumbull në vapë dhe pa maska! Denoncimi i gazetarit: Ambasada shqiptare në Athinë 'bombë me sahat' për emigrantët

Grumbull në vapë dhe pa maska! Denoncimi i gazetarit: Ambasada shqiptare në Athinë 'bombë me sahat' për emigrantët

Emigrantët para ambasadës shqiptare në Athinë

Ambasada shqiptare në Athinë nuk gjen qetësi. Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka postuar disa foto jashtë ambienteve të ambasadës shqiptare në Athinë ku duken grumbuj njerëzish në temperatura ekstreme dhe mbi të gjitha pa maska dhe doreza, pa respektuar masat anti-COVID.

Gazetari shkruan se emigrantët shqiptarë në Greqi kishin shkuar për të marrë pasaportat, por ambasada pa i njoftuar vendosi që ta bënte pushim sot për shkak se ndryshoi personelin.

"Greqi / Skandal në Ambasadën Shqiptare në Athinë. Zoti Caka po qe kosovar i vertetë jep dorëheqjen... Ne emigrantet ne Greqi nuk e meritojme kete sherbim te kesaj natyre...Skandalet në këtë dreq ambasadë nuk kanë të sosur në një temperature ekstreme politike dhe atmosferike. Sot paradite me qindra shqiptarë të ardhur nga mbarë Greqia janë grumbulluar pranë ambasadës për të marrë pasaportat, pa ruajtuar aspak distancën, madje pa maska dhe doreza.

Ambasada ka vendosur të bëjë sot pushim dhe ka shtyrë afatin e pasaportave për shkak se ka ndryshuar personelin e saj, por nuk i ka lajmëruar më herët shqiptarët për këtë fakt. Kësisoj në mungesë të një njoftimi nga ambasada shqiptarët janë mbledhur pranë saj, duke shtypur njëri tjetrin e duke u ngjitur në dyert e saj. E kemi theksuar edhe herët e tjera se kjo ambasadë është një “bombë me sahat” për emigrantët tanë, pasi vetëm 30% e godinës shërbehet, pa asnjë tualet edhe një çesme uji, edhe pse shqiptarët e paguajnë pasaportën me shtrenjtë se çdo vend tjetër të Evropës.

Emigrantët torturohen ne temperaturat e larta pa patur një sherbim për të marrë ujë të pijshëm në oborr, pa patur një tualet etj. Janë kushtet minimale që duhet të ketë kjo dreq ambasade që deri më sot u ka marrë nga xhepa emigrantëve për keto sherbime skandaloze 140 milionë euro. Kurrë mos u ngopshi... Nepotizmi dhe paaftësia e personelit sollën në këtë gjëndje të mjerueshme këtë ambasadë ku sot ish-pastruese është në detyrën e kryekonsullores që e çuan afatin e aplikimit dhe te marrjes se pasaportës nga 1.5 muaj që ishte në shtatë muaj. Zoti ministër në se kini cipë dinjitet apo burrëri jepni dorëheqjen pasi dipllomacia nuk është lojë fëmijësh...! Një imazh i kasaj natyre nuk i sherben vendit tone ashtu si edhe një shërbim te tillë nuk e meritojnë shqiptarët" shkruan ai.

Gazetari Shpëtim Zinxhiria i kërkon ministrit në detyrë Gent Cakaj që të japë dorëheqjen. Theksojmë që pak javë më parë ambasadorja shqiptare në Athinë u shkarkua nga detyra.

Lidhur me këtë radhë të madhe të njerëzve, ambasada shprehet se shkak është bërë fluksi i madh i aplikimeve. "Ora 19:23 dhe Ambasada vijon te ofroje sherbime konsullore prane zyres konsullore, duke ofruar rreth 350 aplikime deri me tani, kryesisht aplikime per pajisje me Pasaporte dhe Karte ID. Lutemi te keni parasysh qe Ambasada do te filloje te ofroje sherbime pa nderprerje nga ora 08:00 deri ne oren 20:00. Kerkojme mirekuptimin e qytetereve qe, nga e hena dt. 03.08.2020, te respektojne oraret e caktuara per takim, per te evituar radhe te gjata dhe garantuar shpejtesi dhe cilesi ne sherbim", njofton ambasada.

Emigrantët shqiptarë para ambasadës sonë në Athinë

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 01/08/2020 07:02

    Ne asnje vend te botes nuk ndodh kjo qe ju ndodh shqiptareve.Ky eshte i ashtuquajturi shtet qe pasqyrohet ne cdo aspekt si brenda vendit ashtu edhe jashte vendit!

    Përgjigju
  • Populli: 31/07/2020 16:52

    Zoti Gazetare sipas ligjit Shqiptare per festat fetare sot eshte dite pushimi per gjith institutcionet shteterore!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dha PD-në Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri

I dha PD-në Berishës, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri