Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka cilësuara të tmerrshme dhe të papranueshme për një vend që është në NATO dhe aspiron BE, që të ekzistojnë grupe të armatosura dhe të paautorizuara për të mbrojtur votën. E ashpër dhe e drejtpërdrejtë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i cilësoi të papranueshme grupet e armatosura të PD për mbrojtjen e votave. Kim falenderoi Raman e Bashën për thirrjet për qetësi dhe për të votuar, por në deklaratën e saj nuk përmendi Metën.
"Është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë paqësore dhe të drejta ku qytetarët të shprehen me votën e tyre. Ka një proces transparent i krijuar dhe autoritetet janë të qarta për mbrojtjen e votës. Miqtë tuaj ndërkombëtar janë këtu për t'u siguruar për këtë proces. Gjithashtu unë do të jem pjesë e një prej grupeve të 25 ekipeve që SHBA ka këtu për zgjedhjet e 25 prillit, dhe do të monitorojmë si votimin, procesin e numërimit dhe shpalljen e rezultatit. Të gjithë jemi të shqetësuar nga ajo që ndodhi dje, është e rëndësishme që shkelësit të kapen dhe përgjegjësit të ndëshkohen pa përjashtohen, nuk ka trajtim të veçantë për askënd dhe askush nuk është mbi ligjin. Zgjedhjet e 25 prillit kanë lidhje me të ardhmen dhe jo me të shkuarën, gjërat e tmerrshme të së shkuarës duket të lihen pas. Gjëra të tilla të tmerrshme sic janë grupet e paautorizuara për të mbrojtur votën e qytetarëve, kjo të mbetet pas në të shkuarën. Kjo është diçka e papranueshme për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të integrohen në BE. Është përgjegjësit e udhëheqësve që të bëjnë thirrje për qetësi për të siguruar që të ketë qetësi dhe të mos ketë nxitje për gjëra që s'kanë lidhje me qetësinë. Jemi duke monitoruar të gjitha veprimet e drejtuesve të vendit. Falenderoj kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha për deklaratën e tyre që të qëndrojnë të qetë dhe të refuzojnë dhunën", tha Kim
Lajmi kryesor:
Grupet e armatosura të PD 'për mbrojtjen e votës', Yuri Kim: Të paautorizuara e të papranueshme për një vend të NATO! Gjë e tmerrshme që i përket të shkuarës
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.6%
-
Jo
73.8%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 1145
Lajme të tjera
-
Auditimi i fondeve për 2022/ KQZ gjobit 108 parti politike! PD e PS nga 60 mijë lekë gjobë, ‘shpëton’ Partia e Lirisë
9 Prill, 17:02
-
Debate në seancën për Arbër Paplekajn/ Rindërtimi i skenës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, gjykata: Akti i paplotë! Ekspertët: Na duhet kohë! Shtyhet seanca
9 Prill, 12:56
-
20 mijë qytetarë nuk dalin dot nga banesa për të votuar, KQZ: Merrni masa ligjore, dërgoni kutitë e votimit në shtëpi
3 Prill, 13:29
-
Krerët e institucioneve të drejtësisë shqiptare në SHBA, zbardhen takimet
29 Mars, 22:24
-
Larg debatit për Himarën, Celibashi për Report Tv: Për ne çështja mbaroi me shpalljen e rezultatit! Apel politikës: Jeni vonë për votën e diasporës
29 Mars, 15:39
-
VIDEO/ Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 3 ekspertët rindërtojnë skenën e krimit në Elbasan
27 Mars, 09:46
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli urdhëron të rindërtohet skena e krimit, caktohen ekspertët! Nga u qëllua, drejt kujt e distanca e qitjes?
18 Mars, 14:29
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm në 3.88% të qendrave të votimit s’funksionoi teknikisht identifikimi elektronik, por u krye ai fizik
14 Mars, 14:50
-
KQZ: Identifikimi elektronik dështoi në 12% të qendrave të votimit
13 Mars, 22:19
-
Shmanget përplasja me grupin e Rithemelimit, nesër mblidhet online Komisioni i Reformës Zgjedhore! Në seancë dëgjimore KQZ
26 Shkurt, 14:42
-
Ambasadori britanik takon Celibashin: Reforma Zgjedhore të miratohet përpara zgjedhjeve parlamentare
21 Shkurt, 22:08
-
Rithemelimi pa lekë, partitë politike marrin 345 mln lekë nga buxheti i shtetit për vitin 2024! ‘Torta’ ndahet mes PS-së dhe PD-së
20 Shkurt, 12:11