Gazetarja Mejdini në 'Repolitix':1600 shqiptarë hynë në Ekuador gjatë 2 viteve me pasaporta të huaja

Dy gazetarët investigativë, Fatjona Mejdini dhe Elton Qyno të ftuar në emisionin "Repoltix" kanë komentuar rastin e një hetimi 5-vjeçar të udhëhequr nga Italia, i cili u finalizua me shkatërrimin e kartelit të parë shqiptar të kokainës e arrestimin e 20 personave.

Mejdini theksoi se Shqipëria është një vend i vogël për të zhvilluar tregtinë e kokainës, por Ekuadori është një Eldorado për grupet kriminale shqiptare. Ajo tha se në Ekuador kanë hyrë 1600 shqiptarë gjatë viteve 2017-2019 dhe një pjesë e madhe e tyre kanë pasaportat tjera.

"Shqipëria është një vend i vogël, kurse Ekuadori është një vend interesat. Vendet e BE-së kanë konsum të lartë të kokainës dhe janë të orientuar aty. Shqipëria është një vend i vogël, ndërsa Ekuadori është një vend interesant, është Eldorado i grupeve kriminale shqiptare. Në vitin 2017-2019 1600 shqiptarë kanë hyrë në Ekuador. Këto janë nga të dhënat e autoriteteve në Ekuador. Një pjesë e madhe që janë shqiptarë në origjinë kanë pasaporta të tjera. Dhe të mendosh që sa shqiptarë me pasaporta të tjera kanë hyrë atje", tha Mejdini.

Gazetari Qyno komentoi figurën e personit që mendohet se është koka e grupit të strukturuar të trafikut të kokainës, Dritan Rexhepi. Ai tha se ai është një personazh që bëri bujë me arratisjet e tij dh çudi që nuk është arratisur edhe nga Ekuadori.

"Hyrjen e bëmë me atë personazh sepse bëri bujë që me arratisjen nga komisariati i Durrësit, është arratisur 3 herë dhe më bën çudi që si nuk është arratisur në Ekuador", tha Qyno në "Repolitix".

Hetimet për shkatërrimin e këtij grupi, i cili drejtohej nga një 40-vjeçar, i njohur si Dritan Rexhepi kanë zgjatur për 5 vite me rradhë, ku janë kapur rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion € në para.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale