Grupi Na: “Edhe të vjetrit iu rikthyen rrokut”

Grupi Na: “Edhe të vjetrit iu rikthyen rrokut”
Një ndër grupet më të vjetra të muzikës rrok në Shqipëri është padyshim edhe grupi “Na”. Ata performojnë live në pub-et e ndryshme të kryeqytetit duke ushtruar dhe lëvruar rrymën rrok. Në një intervistë për rubrikën “Pink Report”, grupi i njohur kosovar ka rrëfyer projektet e reja, daljen e albumit të dytë, bashkëpunimet si dhe jetesën e tyre prej gjashtë vitesh në Tiranë.
 
Ju kemi shkëputur nga një nga performancat tuaj live, e pikërisht doja të ndalesha në këtë pikë. Sa shpesh performoni live në pub-et e kryeqytetit?

Grupi Na: Si konstante ne performojnë live rreth dy herë në javë.
 
Sa i përket muzikës rrok, duket se në këtë çast në Shqipëri ka një trend më të lartë frekuentimi nga moshat e reja, megjithatë kam vënë re gjykuar nga frekuentimi se edhe moshat më të larta vijnë dhe e dëgjojnë këtë rrymë duke mos patur thjeshtë rini?



Grupi Na: Kjo është diçka që duhet të ndodhte më parë pasi të vjetrit janë rritur me muzikë rrok, duke e njohur më mirë muzikën e viteve 70-të. Kështu që më në fund jemi në rregull në këtë pikë.
 
Dimë që keni rreth 6 vjet që tashmë jeni shpërngulur në Shqipëri për të lëvruar profesionin dhe  aktivitetin tuaj, përse keni zgjedhur pikërisht Shqipërinë dhe jo vendin tuaj. Ndoshta kjo rrymë përqafohet më tepër nga shqiptarët?

Grupi Na: Në fakt e kemi zgjedhur sepse na pëlqen Tirana. Duhet theksuar se në këtë kohë Tirana është mjaft e ngrohtë dhe dimri nuk ndjehet shumë, ndryshe nga Kosova ku është mjaft ftohtë.  Por, janë edhe mediat më afër, ne qëndrojmë këtu por edhe lëvizim, por si pikë referemi kemi Tiranën.
 
Dimë që po përgatiteni për albumin e dytë do të ketë ndonjë ndryshim apo do të vazhdoni ti qëndroni besnik muzikës rrok?

Grupi Na: Karakteri ynë është aty dhe në padyshim muzikës rrok do ti qëndrojmë më afër.


 
Rreth sa këngë do të ketë albumi?

Grupi Na: Këtë nuk e dimë akoma, në fakt na janë bërë rreth pesë këngë singëll dhe ndoshta po ti mbledhim arrijmë ta bëjmë një album që tani.
 
Ndërkohë, keni realizuar edhe covera të ndryshëm me artistë si shqiptar që lëvrojnë rryëmën rrok  dhe jo vetëm si Marsela Çibukaj, etj. Mund të na përmendni disa emra të tjerë dhe do të ketë albumi i dytë ndonjë bashkëpunim?

Grupi Na: Nuk kemi patur asnjë bashkëpunim por, kemi patur bashkëpunime në muzikën live me emra si Marsela Çibukaj, Flaka Krelani, Eneida Tarifa, etj.
 
Do të kemi ndonjë klip të ri?

Grupi Na: Nuk kemi vendosur ende asgjë, kur të bëhet le të bëhet, është më mirë të mos bëjmë premtime pa patur diçka kontrete.
 
Çmund të na thoni rreth turneve që keni patur në qyetete të ndryshme të Shqipërisë, pasi Tirana kuptohet që ka një tjetër ndjeshmëri ndaj rrymës rrok.

Grupi Na: Muzika ndiqet në të gjithë qytetet e Shqipërisë.  Është e vërtetë që Tirana është  më e madhe dhe ka më tepër njerëz, por edhe qyetetet e tjera realizohet bukur si në Shkodër, Korçë, Gjakovë, Fier, Durrës, Strugë, Ulqin, etj. Por kemi mbetur vetëm brenda trojeve shqiptare dhe do të ishte mirë të shëtisnim edhe në vende të tjera.
 
Çmendim keni rreth grupeve të tjera që lëvrojnë të njëjtën rrymë me ju?

Grupi Na:
Thjesht të ketë harmoni  dhe dashuri mes tyre pra mes grupeve.
 
Kjo do të thotë se nuk i shihni si rivalë?

Grupi Na: Jo, as nuk e mendojmë diçka të tillë, mjafton që të ketë harmoni dhe çdo gjë ecën mirë. Nuk mund të jetë rival ministri i bujqësisë me ministrin e ekonomisë.
 
 
Do të doja të ndalesha tek festivali i RTSH-së pasi jeni shprehur se kënga është pritur mjaft mirë në fakt cili ishte inpakti që morët nga publiku si dhe për faktin që ky festival është disi strikt sa i përket rregullave dhe muzika rrok herë pas here duket si risi në festival, si u prit muzika juaj?

Grupi Na: Është e vërtetë kjo pasi ne bëjmë muzikë rrok të mirëfilltë, por në festival kemi marrë pjesë me një mikun tonë i cili anon më tepër nga muzika e lehtë duke iu përshtatur kështu stilit të festivalit. Ne kemi marrë pjesë me këngë pop-baladë dhe besoj se është mirëpritur nga publiku, por nuk i kemi patur pretendimet për të shkuar në  Danimarkë, pasi është edhe ftohtë atje (qeshin).
 
Cila janë grupet prej të cilat frymëzoheni?


Grupi Na: Janë të shumtë Deep Purple,  Led Zeppelin, Black Sabaath, Guns n Roses,  Nirvana, etj.
 
Është e lodhshme të performoni live, pasi rryma juaj kërkon më tepër impenjim se rrymat e tjera sa i përket instrumentave dhe vokalit?

Grupi Na: Nuk mendoj se është shumë e lodhshme të paktën për ne jo, pasi jemi mësuar me këtë ritëm.
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

1/2
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet