Grupimet ‘No Vax’ mund të dështojnë vaksinimin e popullsisë me antiCovid

Grupimet ‘No Vax’ mund të dështojnë vaksinimin e popullsisë me antiCovid

Ndërsa shkencëtarët vazhdojnë hulumtimin e tyre për të zhvilluar vaksinën Covid-19, druhet se një lëvizje e vogël por shumë active, e cila është kundër vaksinave, mund të minojë përpjekjet e tyre.

Një ekip nga Universiteti George Washington në Shtetet e Bashkuara që po studion taktikat e aktivistëve, argumenton se mesazhet që ky grupim po përhap anembanë globit, kryesisht përmes mediave sociale, mund të pengojnë përpjekjet për imunitetin ndaj koronavirusit përmes vaksinimit.

Shqetësimet e shumë njerëzve që kanë të bëjnë me sigurinë që ofrojnë vaksinat, kanë bërë që nivelet e imunizimit në vendet perëndimore të bien në pikiatë vitet e fundit.

Neil Johnson, një profesor i fizikës nga Universiteti George Washington, paralajmëron se thashethemet e përhapura nga grupimet NO VAX mund të fitojnë edhe më shumë forcë dhe terren kur një vaksinë Covid të jetë në dispozicion.

Vaksinat  zakonisht janë më të efektshme tek të rinjtë, të cilët zakonisht vaksinohen edhe në shkallë të gjerë, me qëllim krijimin e imunitetit dhe mbrojtjen e atyre që janë më të prekur nga infeksionet, si foshnjat, të moshuarit dhe ata që kanë një sistem imunitar më të dobët.

Por, fëmijët dhe adoleshentët deri më tani janë shfaqur më pak të ndjeshëm ndaj rasteve të rënda të Covid-19, dhe disa prindër pashmangshëm mund të vënë në dyshim marrëdhënien midis përfitimeve dhe rreziqeve për t'i vaksinuar fëmijët e tyre me këtë vaksinë të re, veçanrisht në kushtet kur vaksina kundër koronavirusit është përshpejtuar gjatë pandemisë aktuale, duke tejkaluar edhe ndonjë fazë testimi.

Fakti që ka ende relativisht pak informacione rreth Covid po shton edhe më shumë dyshimet. Grupimet NO VAX i përmbledhin argumentet e tyre në një concept të thjeshtë: nëse edhe për mbajtjen e maskave shkencëtarët po ndeshen me njëri tjetrin, si mund të mendojmë për diçka aq komplekse sa vaksina e parandalon infeksionin nga koronavirusi?

Skepticizëm i vaksinimit: çështje besimi

Aktivistët NO VAX e drejtojnë gishtin te kompanitë farmaceutike që zhvillojnë vaksina dhe thonë se pandemia është shpikut për të përfituar pikërsht këto kompani. Një numër vendesh dhe kompani bioteknike tashmë janë zotuar të bëjnë çdo gjë që vaksina të jetë e arritshme për të gjithë kurse Mjekët pa Kufij po bëjnë thirrje që vaksinat të shiten me çmimin e kostos.

Studiuesit thonë se mënyra se si shtetet menaxhojnë pandeminë mund të ndikojë në rritjen e besimit te njerëzit në një vaksinë të mundshme. Ata shprehen se "Nëse ka pasur një problem tjetër shëndetësor që nuk është trajtuar mirë ose në mënyrë transparente, ose publiku mendon se nuk është informuar plotësisht, kjo ndikon në besimin e njerëzve te vaksinat. Studiuesit thonë se vaksina dhe vaksinimi janë një temë e vetme në të cilën befasitë për sigurinë e tyre nuk janë të mirëseardhura në opinion.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja