Grusht i shtetit apo manovër shteti, si i erdhi fundi i perandorisë sovjetike

Grusht i shtetit apo manovër shteti, si i erdhi fundi i perandorisë sovjetike

Në vitin 1989 lëvizjet demokratike antitotalitare në Evropën Lindore morën përmasa të papara dhe në fund të fundit u finalizuan me përmbysjen e socializmit totalitar. Viti 1989 shkriu akullin me të cilin ishte rrethuar bota e ftohtë komuniste dhe evidentoi domosdoshmërinë e ndryshimeve radikale për të krijuar një realitet të ri. Sistemi socialist në Evropën Lindore nuk ishte as solid dhe as i qëndrueshëm. Nga fundi i viteve ’70 të shek. XX, vështirësitë ekonomike e shoqërore u bënë të thella dhe tepër endemike. Epoka e kontrollit të plotë sovjetik dhe e teorisë brezhnjeviane të diktaturës ndërkombëtare të proletariatit kishte përfunduar. Moska nuk kishte as burime ekonomike dhe as mundësi që t’i imponohej më tej Evropës Lindore. Sipas gjykimit të E. Hobsbaëm, vendet e tjera të socializmit real “që dolën nën ndikimin e klloçkës sovjetike, patën po të njëjtat peripeci, edhe pse në një shkallë më të vogël dhe me vuajtje shumë më të pakta njerëzore, se ato që kaloi Bashkimi Sovjetik”.

Duke filluar nga viti 1987 ekonomia e shteteve të Evropës Lindore ishte në gjendje stanjacioni dhe e paaftë të siguronte valutë. Si pasojë u bllokuan edhe kreditë që zakonisht merreshin nga kapitali evropian. Bankat kërkonin pagesën e kredive dhe të interesit. Kudo vihej re ngritje çmimesh dhe mungesë e lëndëve të para. Sidomos për njerëzit e thjeshtë u bë problem rritja e çmimeve për artikujt bazë ushqimorë.

Liderët e partive komuniste dhe punëtore në Evropën Lindore, si Honeker, Gierek, Zhivkov, Husak, Çaushesku, Kadari, ishin të vjetër në moshë, në stilin e të menduarit dhe të drejtimit dhe që i shëmbëllenin funksionarëve të lartë sovjetikë.

Natyrisht liderët evropiano-lindorë ishin më liberalë se sovjetikët, lejonin intelektualët të kishin kontakte me Perëndimin, pranonin diskutime shumëplanëshe për çështjet teorike, ideologjike e kulturore, pranonin grupe disidente, sido që vepronin në kufij të caktuar. Ata e ndienin pozitën të sigurt për sa kohë ekzistonin Traktati i Varshavës, KNERI dhe garnizonet sovjetike ishin të pranishme në vendet e tyre.

Revolucionet e 1989-s në Evropën Lindore ishin gati një akt i papritur. Kudo në vendet socialiste vështirësitë ishin në rritje, vihej re stanjacion ekonomik dhe punonjësit reagonin ndaj nivelit të ulët të jetesës. Por edhe ekspertët dhe studiuesit më të njohur nuk kishin parashikuar ndonjë ndryshim radikal. Për më tepër ishte vështirë që kthesa drejt demokracisë të ndodhte në shtetet socialiste pa u përmbysur më parë rendi në Bashkimin Sovjetik. Por ja që proceset historike zhvillohen tej parashikimeve.

Viti 1989 u bë viti i mrekullive, kthesat e mëdha në kampet socialiste

Viti 1989 u bë viti i mrekullive (annus mirabilis) politike. Socializmi u përmbys fillimisht në periferitë e kampit socialist (në Evropën Lindore) dhe pastaj procesi u zhvillua në qendër (BS). Në Evropën Lindore forcat politike apo shtresat sociale që e mbështesnin regjimin  socialist ishin të kufizuara. Fati dhe roli i tyre përcaktohej nga prania e trupave sovjetike. Në shumë raste forcat e vjetra konservatore reaguan kundër regjimit prosovjetik. Aksione të tilla ishin demonstrata e Berlinit e vitit 1953, greva e Poznanit e 1956-s, kryengritja hungareze e 1956-s, përmbysja politike e 1968-s dhe pushtimi sovjetik i Çekosllovakisë, lëvizja intelektuale reformatore e viteve ’70 në Çekosllovaki, lëvizja opozitare sindikale e viteve ’80 në Poloni (Solidarnost). Afërsia me Perëndimin dhe kontrastet në zhvillimin ekonomik e sidomos në nivelin e jetesës u bënë faktorë nxitës për miliona punonjës që të dalin në rrugë dhe të kërkojnë ndryshimin e realitetit ekzistues. Me gjithë praninë ushtarake e sovjetike dhe me teorinë e sovranitetit të kufizuar, në fund të viteve ’60 dhe gjatë viteve ’70-’80, shkallë-shkallë lindën dhe u rritën forca opozitare, të cilat, sa më tepër thellohej kriza e regjimit, aq më aktive bëheshin në paraqitjen e ideve e të platformave reformiste, aq më tepër kërkohej të thellohej kursi i destalinizimit të partisë, të shtetit dhe të jetës sociale.

Kudo në vendet e Evropës u krijua bindja, gati në të gjitha shtresat e popullsisë, se jeta dhe gjendja para luftës ishin më të bukura e me standard më të lartë se pas luftës. Kudo kërkohej largimi i udhëheqësve të vjetër konservatorë, ngritja e rrogave të ulëta, shpërndarja e kooperativave që e kishin rrënuar jetën në fshat. Intelektualët kërkonin liri krijuese dhe mënjanimin e censurës etj. Ende ishin të gjalla kujtimet nga regjimi i kaluar dhe pluralizmi politik i tipit perëndimor që garantonte liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Në fund të Luftës së Dytë Botërore u krijuan Frontet e Bashkuara, ku merrnin pjesë parti e forca të orientimeve të ndryshme që kundërshtonin fashizmin. Këto struktura u ruajtën edhe pas luftës  por ato ndodheshin tërësisht nën kontrollin e partive komuniste dhe të pushtuesit sovjetik. Është fakt se pas vitit 1948 asnjë nga partitë dytësore të këtyre fronteve nuk pati mundësi të konkurojë me partitë komuniste. Kjo donte të thoshte se në sistemin politik evropiano-lindor ishte transplantuar një demokraci fasadë.

 Poloni , Hungari, Bullgari nisën rrugën e kompromiseve me reformatorë

Nga mesi i viteve ’80, kur u duk qartë se vetë sovjetikët, që ishin protektorët kryesorë të sistemit socialist, po braktisnin parimet e mëparshme, liderët në disa vende (si në Poloni, Hungari, Bullgari) u futën në rrugën e kompromiseve me reformatorët. Ata dhanë dorëheqjen dhe synonin një transicion paqësor për vendet e tyre. Kurse në Republikën Demokratike Gjermane dhe në Çekosllovaki liderët partiakë e shtetërorë u treguan më këmbëngulës, derisa u bindën se masat ishin kundër regjimit dhe se ushtria e policia u bashkuan me manifestimet popullore. Pas kësaj, ata dhanë dorëheqjen dhe ndikuan për karakterin paqësor të transicionit. Po të përjashtojmë Rumaninë ku pati njëfarë rezistence, pushteti komunist u përmbys shumë shpejt, pa shkrehur asnjë armë. Realiteti i krijuar në shtetet e Evropës Lindore ishte i tillë që iluzionet për socializmin kishin marrë fund dhe asnjë grup social nuk kishte interes të ngrihej dhe ta mbronte atë. Jo rastësisht Evropa Lindore ishte konsideruar gjithmonë si thembra e Akilit e sistemit socialist.

Në Poloni, në fillim të viteve ’80, në kantieret detare të Balltikut shpërtheu lëvizja sindikale Solidarnost. Punëtorët kundërshtonin politikën ekonomike dhe në veçanti ngritjen e çmimeve. Punëtorët dolën kundër sindikatave zyrtare dhe në të gjitha qytetet e vendit filluan të krijohen struktura të sindikatave të reja opozitare. Grevat u bënë të pandërprera dhe përfshinin punëtorë të profesioneve të ndryshme. Krahas kërkesave ekonomike për paga më të larta dhe për uljen e çmimeve, filluan të dalin kërkesa politike për demokratizimin e jetës. Grupi drejtues i partisë qeveritare në fillim u përpoq, me manovra dhe me ndryshime në udhëheqje, që të qetësonte gjendjen dhe të mënjanonte krizën politike. Për të përballuar gjendjen u vendos diktatura ushtarake me në krye gjeneralin V. Jaruzelski. Me gjithë masat e ashpra represive, lëvizja Solidarnost, duke qenë opozita e vërtetë politike në vend, nuk u shua por iu përshtat kushteve ilegale. Tepër aktivë u bënë intelektualët demokratë liberalë dhe rrethet e klerit katolik që ndiqeshin në mënyrë të posaçme nga organet e sigurimit. Këto tri forca, Solidarnosti, kleri katolik dhe inteligjencia liberale, përbënin shtyllat e opozitës polake.

Duke qenë se politike represive nuk dha rezultate, qeveria e Jaruzelskit u gjunjëzua. Pas vitit 1984, qeveria u detyrua të pranojë bashkëjetesën me Solidarnostin. Në zgjedhjet parlamentare, që u zhvilluan në qershorin e vitit 1989, partia drejtuese pësoi disfatë. Solidarnosti triumfoi dhe mori frenat e qeverisjes. Në Poloni, me rrugë paqësore, u arrit fitorja e demokracisë. Partia e vjetër komuniste u shpërbë dhe u krijua partia socialdemokrate. Filloi ndërtimi i institucioneve të reja demokratike dhe organizimi i ekonomisë së tregut. Por Solidarnosti ishte mjaft laraman në përbërje. Në gjirin e tij kishte forca që i bashkonte interesi për përmbysjen e socializmit, kurse konceptet politike për shtetin e ri polak ishin të ndryshme.

Në Poloni, ndikimi dhe roli i Solidarnostit erdhi duke rënë dhe lindën shumë parti politike të orientimit konservator, katolik, liberal dhe reformist europeist. I gjithë procesi transformues, plus dhe borxhet e vjetra të papaguara, krijuan  vështirësi dhe nevoja financiare të pallogaritura. Për të ndihmuar Poloninë, qeveria e SHBA-së, në marsin e vitit 1991, i fali shtetit polak të gjitha borxhet e vjetra.

Në Hungari, nga fundi i viteve ’60, regjimi i Janosh Kadarit filloi të aplikojë Mekanizmin e Ri Ekonomik (MRE). Lëvizja për MRE-në ishte një formë e caktuar dhe synonte që, nëpërmjet gjallërimit ekonomik, të ngrihej niveli i jetesës. Në vend u morën masa të tilla si, krijimi i njësive kooperativiste brenda ndërmarrjeve shtetërore, u legalizua ekonomia gri dhe tregu i zi, u lejua sektori privat në bujqësi, qytetarët hungarezë u lejuan të dalin jashtë vendit dhe madje të punonin deri në pesë vite në ndërmarrjet e huaja. Shumë njerëz filluan të bëjnë dy deri në tri punë, filloi të aplikohet zgjedhja e drejtuesve nga punëtorët. U rritën kreditë e marra nga shtetet e huaja dhe në vitin 1989 ato arritën në 20 miliardë dollarë. Moska prej vitesh i toleronte liderër hungarezë, përderisaa ata nuk kërkonin daljen nga Traktati i Varshavës dhe largimin e trupave sovjetike.

Në fushën politike partia po shkërrmoqej në fraksione dhe që prej vitit 1985 kishte shpallur pluralizmin. Në Hungari elementët reformatorë kishin më tepër hapësirë se në vendet e tjera të Evropës Lindore. Socialdemokratët e ndershëm kërkonin reformimin e partisë dhe demokratizimin e jetës politike. Në vitin 1988 u largua nga postet drejtuese grupi i J. Kadarit. Pothuajse të gjitha shtresat e shoqërisë ishin unike në likuidimin radikal të sistemit socialist dhe kalimin në ekonominë e tregut dhe në sistemin demokratik. Në nëntor të vitit 1989, partia socialiste punëtore shpalli vetëshpërndarjen.

Elementët reformatorë krijuan partinë socialiste, vendossën kontakte me partinë socialdemokrate gjermane dhe përqafuan alternativën socialdemokrate.  Në të njëjtën kohë lindën parti të reja të orientimit liberal dhe katolik.

RD Gjermane ishte vendi me standarde më të larta midis vendeve socialiste. Ky shtet ishte nën kontrollin absolut të sovjetikëve dhe në çdo drejtim përsëriteshin ato dukuri ekonomike e politike që ishin karakteristike në BS. Ekonomia e centralizuar socialiste, burokracia tipike komuniste, prodhimi i realizuar thjesht për plan pa llogaritur sa dhe si e kërkonte tregu. Mospërputhja midis teknologjisë së prodhimit dhe mjedisit, deficiti tregtar dhe rritja e borxheve ishin fenomene që viheshin re kudo në Gjermaninë Lindore. Në fushën politike, partia socialiste e bashkuar që drejtonte ndërtimin e socializmit ishte parti tipike konservatore që ishte kundër reformave. Grupi drejtues i Erik Honekerit nuk diti të përfitojë as nga Ostpolitika që ndoqi Gjermania Federale pas vitit 1970. Për më tepër dhe kur RDGJ-ja po mbetej pas në garën paqësore ekonomike me RFGJ-në, liderët e Berlinit Lindor qëndronin në pozita konservatore. Ata u treguan tepër refraktarë edhe ndaj glasnostit dhe perestrojkës sovjetike. Duke ironizuar kursin gorbaçovian, ata pohonin se mundet që fqinji të ripajisë apartamentin, por kjo nuk do të thotë se duhet ndjekur shembulli i tij.

Në verën dhe në vjeshtën e 1989-s filloi një lëvizje masive turistike nga RDGJ-ja në Hungari. Pas disa hezitimeve, qeveria hungareze i lejoi gjermano-lindorët të kalonin kufirin austriak dhe të vendoseshin në RFGJ. Në qytete të tilla si Berlin, Lajpcig etj., shpërthyen manifestime proteste. Honekeri i kërkoi Gorbaçovit ndihmë në trupa dhe në tanke. Gorbaçovi nuk pranoi dhe kërkoi nga lideri i RDGJ-së që të bënte reforma ose të largohej nga pushteti. Më 18 tetor, Honekeri jep por në çdo hap ndiqej ashpër nga organet represive. Pavarësisht nga gjyqet politike, radha e intelektualëve reformatorë e pacifistë shtohej pa ndërprerje. Në vjeshtën e 1989-s shpërthyen demonstratat paqësore të punonjësve që kërkonin ndryshimin e regjimit. Liderët komunistë, përballë presionit të popullit (17-24 nëntor), u detyruan të japin dorëheqjen kolektive. U formua një qeveri koalicioni me në krye intelektualin e njohur opozitar Vaclav Havel. Më pas, V. Havel u zgjodh president i republikës. Nën drejtimin e krahut liberal filloi transformimi drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Pas plebishitit të 1993-së, Çekosllovakia u nda në dy shtete të veçanta, Çekia dhe Sllovakia.

Regjimi i veçantë diktatorial i Çausheskut, ai nuk u bindej rusëve

Edhe në Rumani e në Bullgari, me gjithë dhunën e ashpër, qëndresa në forma të ndryshme u rrit në përputhje me thellimin e krizës së sistemit totalitar. Opozita në këto vende ishte më e dobët, për shkak të represionit politik e policor kundër çdo ideje apo prirjeje politike apo kulturore, që krijonte mundësi për shfaqje të demokracisë. Ndërsa bullgarët e kishin modeluar rrugën sipas kërkesave të Moskë, në Rumani Çaushesku organizoi një regjim diktatorial të veçantë. Ai nuk i bindej rusëve dhe kundërshtoi pushtimin e Çekosllovakisë më 1968. Ai rivendikonte hapur Moldavinë dhe Besarabinë dhe theksonte se këto krahina historikisht kanë qenë me Rumaninë. Çaushesku e izoloi vendin nga Bashkimi Sovjetik dhe kundërshtoi kursin e reformave gorbaçoviane. Në të njëjtën kohë, ndonëse i zgjeroi lidhjet financiare e tregtare me Perëndimin, nuk pranonte sistemin demokratik e në veçanti të drejtat e njeriut. Ai krijoi regjimin e pushtetit personal dhe në krye të institucioneve më të rëndësishme shtetërore caktoi rrethin e tij familjar.  Uu ekzekutuan më 24 dhjetor 1989. Ata u gjykuan nga një trupë juridike ushtarake për krime kundër popullit dhe gjenocid. Për disa ditë, në labirintet e tuneleve vijuan përleshjet midis ushtrisë dhe trupave të Securitateas. Ushtria e mori situatën nën kontroll dhe liderët politikë filluan procesin e transformimeve.

Probleme të mprehta u shfaqën edhe në Bullgari. Pakica myslimane, që përbënte rreth 10% të popullisë, nuk përfillej dhe shumica bullgare sllave kishte prirje për ta asimiluar kulturalisht atë. Në fushën ekonomike, duke filluar nga fundi i viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80, u vu re rënia e prodhimit, bilanci tregtar negativ, ndërprerja e energjisë. borxhi arriti në 7,5 miliardë dollarë. Lidhjet e veçanta historike e kulturore midis popullit bullgar dhe popullit rus favorizuan përhapjen e ideve të perestrojkës. Por edhe perestrojka bullgare mbeti nëletër dhe nuk e ndali krizën e regjimit socialist. Demonstratat popullore në nëntor të vitit 1989 çuan në përmbysjen e regjimit të Teodor Zhivkovit në Bullgari. Kështu edhe Bullgaria, edhe Rumania u përfshinë në rrugën e ndryshimeve demokratike dhe të kalimit në ekonominë e tregut. Ky proces transformues në disa raste u realizua nga forca të afërta me ish-partitë komuniste, të cilat kuptonin se nuk mund të vazhdohej si më parë (Bullgari, Rumani, Mongoli), në disa raste të tjera nga rrethe të hapura antikomuniste (Poloni, RDGJ, Çekosllovaki, Hungari). Prirje e përgjithshme ishte kalimi në sistemin demokratik, zëvendësimi i ekonomisë së centralizuar shtetërore me ekonominë e tregut, ridimensionimi i jetës politike-shoqërore dhe afirmimi i lirive dhe i të drejtave të njeriut.

Sidomos rënia e Murit të Berlinit (1989) nxori në pah një kalbëzim dhe shkatërrim të tillë të ekonomisë së Varshavës, kurse Hungaria shpalli largimin nga kjo organizatë. U pakësuan lidhjet e vjetra ekonomike tregtare midis vendeve lindore pasi në ekonominë e tyre filluan të veprojnë ligjet e ekonomisë së tregut. Koha vërtetonte, sikurse ka nënvizuar H. Kissinger, se “komunistët dinin si të sundonin me anën e policisë sekrete, por jo me votën sekrete”.

Udhëheqja e re sovjeetike gradualisht hoqi dorë nga lufta e klasave dhe e zëvendësoi atë me bashkekzistencën paqësore, mohoi revolucionin dhe parimet e internacionalizmit dhe, duke nisur nga ky mendim i ri politik, doli kundër ndarjes bllokiste Lindje-Perëndim. Herë hapur e herë tërthorazi, u inkurajuan elemente e grupe liberale properëndimore, të cilat përmbysën shpejt dhe gati pa dhunë regjimin politik në shtetet ish-socialiste. E. Hobsbaëm, duke trajtuar rolin e faktorit sovjetik në ndryshimet që ndodhën më 1989, thekson se ato, para së gjithash, ishin rezultat i vendimit të regjimit sovjetik për të reformuar vetveten. Moska, në përputhje me synimet e saj: a) hoqi mbështetjen ushtarake për regjimet satelite; b) dobësoi komandimin nga qendra dhe c) rrënoi themelet e regjimeve komuniste të pavarura në Ballkan. Më 1 korrik 1991 u shpall në Pragë likuidimi i Traktatit të Varshavës. Në fund të 1990-s dhe në fillim të vitit 1991, BS përfundoi me shtetet  Evropës Lindore një marrëveshje për tërheqjen e trupave ushtarake. Në tetor të vitit 1990 pushoi së ekzistuari RDGJ-ja si shtet i pavarur dhe u bashkua me RFGJ-në. Si rezultat i bisedimeve të zhvilluara midis katër Fuqive të Mëdha që fituan në Luftën e Dytë Botërore dhe dy shteteve gjermane, u vendos që Gjermania e bashkuar do të mbetet anëtare e NATO-s, trupat sovjetika gjatë katër viteve do të tërhiqen tërësisht nga vendi dhe BS-ja do të merrte kredi dhe ndihma ekonomike nga RFGJ, deri nw 10 miliardë marka. Në këtë mënyrë në qoftë se më parë çdo hap reformist në Bashkimin Sovjetik ndërpritej dhe zhvillohej më tej nga refomatorët e Europës Lindore, pas vitit 1989, lëvizjet në këtë rajon i dhanë vrull proceseve demokratike dhe kthesës në vet metropolin sovjetik dhe në republikat sovjetike.


***Vijon në numrin e ardhshëm te gazetes Shqiptarja.com - Pergatiti për botim Dhurata Hamzai

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët