Guardiola: Inter skuadër më e madhe se City, por kam një plan për ndeshjen e nesërme

Guardiola: Inter skuadër më e madhe se City, por kam një plan për ndeshjen e nesërme

Pep Guardiola

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City i cili ka fituar më parë Champions League dy herë me Barcelonën ka folur për ndeshjen që pritet të luajë të nesërmen përballë Interit në Stamboll. Ai tha se Interi është një klub më i madh se City por shtoi se ka një plan sesi të mposhtë zikaltërit.

Kujtojmë se Guardiola u eleminua në 2010 me Barcelonën ndërsa përballej me skuadrën e Interit të Mourinhos.

I pyetur nëse ishte ëndërr apo një pasion rrugëtimi i tij tek City, i cili tashmë ka fituar Premier Ligën dhe FA Cup, Gruardiola u përgjigj: Absolutisht një ëndërr. Absolutisht”.

“Për të arritur gjëra, ju gjithmonë duhet të keni porcionin e duhur të pasionit, dëshirës. Pasioni është një fjalë pozitive por është një ëndërr e të gjithë neve”, tha ai.

City hynë në këtë finale si favorit nga bastoret, por Guardiola u shpreh mbetet i fokusuar se gjithçka mund të ndodh në një ndeshje dhe që historia e favorizon Interin në terma të suksesit të tyre në Europë.

“Ne e dimë sa e rëndësishme është kjo garë, nuk mund të kontrolloj çfarë opinioni kanë njerëzit, vetëm do të fokusohemi në atë që ne dimë të bëjmë më së miri”, tha Guardiola. “Kam shikuar shumë ndeshje të Interit për të parë çfarë duhet të bëjmë ne. Në fund, është një ndeshje futbolli. Skuadra që luan më mirë për 95 minuta do të fiton. Gjatë historisë, Interi janë skuadër me e madhe së ne. Kjo nuk është e rëndësishme. Çfarë është e rëndësishme është se ne nesër në ora 22:00 me kohën e Stambollit do të bëjmë paraqitjen tonë më të mirë”- tha Guardiola.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh