Guroret, banorët e Borizanës sërish në protestë! Thirrje kryebashkiakut të Krujës: Kamionët rrezikojnë jetën e fëmijëve

Guroret në Borizanë të Krujës janë kthyer në rrezik për jetën e banorëve. Ata protestuan sërish sot kundër kryebashkiakut Artur Bushi dhe ministres së Infrastrukturës Balluku që kanë dhënë lejet për shfrytëzimin e gurit gëlqeror dhe nuk ushtrojnë kontrolle ndaj kompanive që kryejne shperthime me dinamit.

Qindra banorë të fshatit Borizanë në Kruje kanë dalë sërish në protestë kundër kompanive që shfrytëzojnë guroren.  Ata thanë se si pasojë e shpërthimeve të pakontrolluara janë banuar banesat e tyre.

“Rruga është shkatërruar, janë prishur burimet ujore, gjithashtu janë plasaritur rreth 50 shtëpi të këtij fshati”, tha një banor.

Një tjetër shqetësim janë kamionët që transportojnë internetet nga gurorja drejt autostradës, duke kaluar në rrugën e fshatit ku ndodhet dhe shkolla. Sipas tyre, kamionët po rrezikojnë jetën e fëmijëve. Kamionët thanë ata, kalojnë ngjitur me portën e shkollës ku mësojnë 700 nxënës.

“Fëmijën ma ka përplasur një kamion! Kalojnë ccdo ditë afër shkollës”, u shprej një prej banorëve protestues.

Banorët e Borizanës rendisin një sërë problematikash që janë shkakuar në fshat nga licensat pa kriter të shfrytëzimit të gurores, si dëmtimi i 50 shpëtive nga shpërthimet me dinamit, rruga, ndotja e ujit dhe ajrit.

Ata kanë theksuar se i janë drejtuar institucioneve në Krujë, por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje, madje kanë treguar se janë kërcënuar nga drejtues të policisë së Krujës.

“Problemi kryesor është se distanca nga shkolla në rrugë ku kalojnë kamionët është 40 centimetra. Kemi plasaritje nëpër shtëpi. Licensat për këto kompani i ka dhënë belinda Balliku. Kemi denoncuar, ndërsa shefi i komisariatit na bën presim”, tha një tjeter banor. 

Në zonën e Borizanës, ministria e Infrastrukturës ka licensuar disa kompani për shfrytëzimin e gurit gëlqeror. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme të banorëve, të cilët protestuan edhe më 3 maj, asnjë inspektim nuk është kryer në zonë.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali