Inflacioni i lartë, Banka e Shqipërisë rrit normën e interesit nga 2.75% në 3%! Sejko: Rritja e rrogave rriti të ardhurat dhe kërkesën

Inflacioni i lartë, Banka e Shqipërisë rrit normën e interesit nga 2.75% në 3%! Sejko: Rritja e rrogave rriti të ardhurat dhe kërkesën

Gent Sejko

Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të rrisë sërish normën bazë të interest nga 2.75% në 3%. Kjo rritje argumentohet me normën e lartë të inflacionit që vijon të mbizotërojë në ekonominë shqiptare, bëri të ditur Guvernatori Gent Sejko.

"Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të rrisë normën bazë të interesit, nga niveli 2.75% në nivelin 3.00%; të rrisë normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 3.75% në nivelin 4.00%; të rrisë normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 1.75% në nivelin 2.00%", tha Sejko.

Për Bankën e Shqipërisë shqetësim mbetet inflacioni ende në norma të larta, pavarësisht tendencëë në rënie që ka shfaqur në muajt e fundit. Sipas Sejkos, kjo rënie është nxitur nga inflacioni i importuar, teksa ekonomia ka njohur rritje.

"Kjo dinamikë është mbështetur nga rritja e të ardhurave të disponueshme, nga përmirësimi i besimit të biznesit e të familjeve, nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, si dhe nga kushtet ende stimuluese financiare", tha Sejko.

Lajm i mirë, sipas Sejkos është rritja e rrogave në sektorin e privat me 14% në terma vjetor, çka ka nxitur rritjen e kërkesës për mallra e shërbime.

"Kjo rritje ka mbështetur zgjerimin e të ardhurave të disponueshme të familjeve shqiptare, ka ushqyer zgjerimin e konsumit familjar si dhe ka ndihmuar qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. Nga ana tjetër, ajo ka rritur kostot e prodhimit të biznesit dhe ka lehtësuar përcjelljen e rritjes së çmimeve nga tregjet e huaja në ekonominë vendase", tha Sejko.

Sejko tha se tregu sugjeron se inflacioni pritet të shënojë rënie graduale gjatë tremujorëve në vijim dhe të kthehet në objektiv gjatë mesit të vitit të ardhshëm. Po ashtu, rritja ekonomike pritet të jetrë pozitive, ndonëse ritmi parashikohet të shënojë një ngadalësim të lehtë gjatë vitit aktual.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agim Anastasi: 23/03/2023 17:00

    Zoti ,Sejko je i sigurte per bankat ??!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin