Guvernatori që presim të gjithë

Kryeministri shprehet se Guvernatori I ri I Bankës së Shqipërisë nuk do të jetë nga politika. Lajm i mirë. Do të ishte akoma dhe më mire sikur shumica qeverisëse në vend, të vendoste që Guvernatori I bankës sonë qëndrore të dilte ngan jë konkursi hapur publik, ku kandidateve t’u kërkohej vizioni I tyre për bankën e gjithë shqiptarëve dhe se si do ta drejtonin ata në shtatë vitet e ardhshme. Kjo qasje, e ndjekur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, na ka dhënë një institucion gati tërësisht perëndimor dhe pranë njerëzve.

I takon Kuvendit, Komisionit të tij të Ekonomisë dhe Financave, të vendosë nëse të katër anëtarët e sotëm të Këshillit Mbikqyrës e meritojnë të jenë sërisht anëtarë të këshillit të ri mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ky Këshill dështoi tërësisht në marrjen e përgjegjësive të veta për vjedhjen-skandal në bankën e të gjithëve. E kishte shansin e artë në dorë dy javë më parë, në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme, të kërkonte dorëheqjen e Guvernatorit dhe të qetësonte shqiptarët. Nuk e bëri. Vijoi në traditën e tij të shëmtuar të miratimit të gjithshkaje që i servirte Guvernatori, padroni i mirë􀂿 llte i këtij Këshilli, që për pak orë punë në muaj i firmoste secilit anëtar një shpërblim më të madh nga rroga mujore e një ministri!

Ky Këshill nuk ka bërë zë, kur Banka e Shqipërisë i jepte 30 milionë euro qeverisë në formën e blerjes së hotel “Dajtit”(se si mund të paguhen para për kalimin e një prone nga një institucion shtetëror në një tjetër, këtë vetëm banka jonë qëndrore dhe qeveria e vitit 2010 e dinë!), vijoi të ishte i pagojë kur kreditë e këqija po I zënë frymën huadhënies bankare në vend dhe zgjidhja që mund ta ketë vetëm banka qëndrore(e  propozuar nga bankat tregtare dhe biznesi), nuk po vjen, kur “arratisen” mbi 2.5 miliardë dollarë në vit nga depozitat e shqiptarëve, në formën e investimeve të bankave të huaja jashtë, dhe Banka e Shqipërisë “kujtohet” vetëm në maj 2013 të vendosë një koefiçient risku, për ta vështirësuar këtë eksod masiv të kursimeve të shqiptarëve, me rezultat mosfinancimin e bizneseve dhe qytetarëve në vend; kur tarifat e transaksioneve(lëvizjeve) të parave nga një bankë në tjetrën brënda në Shqipëri janë 2-3 herë më të larta se sa në Maqedoni e Mal të Zi, etj., etj.

“Mëkatet” e strukturës së sotme drejtuese të bankës së të gjithëve ndaj ekonomisë shqiptare janë të pafund. Të zbatosh formulën 4+3(pra, katër anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të sotëm, plus Guvernatori i ri dhe dy anëtarë të rinj), do të thotë që me brumin e vjetër e të mykur të provosh të gatuash bukë të re. Kuvendi dhe Komisioni i tij i Ekonomisë dhe Financave kanë përgjegjësinë historike që të propozojnë një strukturë drejtuese për bankën tonë qëndrore, tërësisht të re. Që kandidatët të mos I propozojë thjesht politika dhe propozimet të jenë si shpërblime për besnikërinë e treguar, por të zgjidhen me një konkurs të hapur, me kritere të qarta profesionale. Që pikërisht nga rradhët e këtyre kandidatëve që kanë konkurruar lirisht, pa asnjë kriter politik, dhe janë përzgjedhur, të dalë edhe Guvernatori i ri.

Mos vallë po ëndërrojmë dhe kjo është fantapolitikë për Shqipërinë tonë dhe bankën qëndrore të saj? Kryeministri i sotëm e ka dhënë provën(me dëgjimin e vullnetit të popullit në çështjen e armëve kimike të Sirisë) se zbaton një kriter të ri, shpesh herë dhe jo-politik, për institucione që i shërbejnë ekonomisë së vendit nga baza profesioni. Mjafton të kujtojmë dy zonjushat e doganave dhe tatimeve dhe faktin që drejtimi i tyre i ka dhënë ekonomisë sonë publike mbi 130 milionë dollarë të ardhura shtesë deri tani. Komisioni i Ekonomisë i Kuvendit duhet të analizojë përgjegjësitë e anëtarëve të tanishëm të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në vjedhjen-skandal dhe në gjithë performance e bankës në të mirë të ekonomisë së vendit.

Po të bëjë një analizë të thellë, do të dalë në konkluzionin se këta anëtarë, me ndonjë përjashtim të rrallë, nuk e meritojnë të vijojnë detyrën që u është ngarkuar nga Kuvendi. Ata nuk meritojnë të punojnë për të përditësuar ligjin themeltar të Bankës së të gjithëve, të vitit 1997, i cili ka nevojë të shmangë një kon- flikt të përbindshëm interesi, rrogën faraonike(për kushtet e Shqipërisë) të Guvernatorit(të caktuar nga ky vetë dhe nga Këshilli Mbikqyrës) si dhe shpërblimet e vetë anëtarëvë të Këshillit Drejtues të Bankës. Me një lule nuk vjen pranvera, thotë populli. Edhe Guvernatori i ri që do të vijë, por nuk doli nga një përzgjedhje profesionale e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, nuk do te mund te jetë ai sjellës i ndryshimeve që presim të gjithë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)