Guvernatori Sejko: Dëmi prej pandemisë, fillimi i vaksinimit do të përmirësojë ekonominë

Guvernatori Sejko: Dëmi prej pandemisë, fillimi i vaksinimit do të përmirësojë ekonominë

Guvernatori Gent Sejko

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka marrë pjesë në forumin për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga ”Euromoney”. Në fokus të diskutimeve mes homologëve të bankave qendrore ka qenë pandemia dhe masat e marra për të mbështetur financiarisht bizneset dhe qytetarët.

Në fjalën e tij guvernatori ka thënë se sektori bankar ka pasur një barrë të madhe në gjithë vitin 2020, dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në kapërcimin e sfidave ekonomike.

Sejko ka thonë se ndikimet negative pritet të jenë afatshkurtra dhe kthimi duhet të jetë i shpejtë nëse situata me vaksinimin ndaj COVID-19 shkon drejt normalizimit.

Për guvernatorin, shtyrja e pagesave të kësteve të kredisë, ristrukturimi i tyre, heqja e tarifave të transaksioneve apo edhe ulja e normës bazë të interesit kanë ndikuar pozitivisht në kapërcimin sa më të shpejtë të situatës.

“Ky sektor iu përgjigj pozitivisht dhe në mënyrë aktive vendimit për shtyrjen e pagimit të kësteve të kredisë për kategori të caktuara huamarrësish dhe ristrukturimit të kredive për kategori të tjera, e cila ka zhvendosur një pjesë të barrës financiare të krizës në bilancet e këtij sektori. Ndërkohë, rritja e kreditimit ka vazhduar dhe ka ndihmuar me likuiditet bizneset dhe familjet në vështirësi të përkohshme, si dhe ka mbështetur vijimin e investimeve”, ka thënë guvernatori.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen

Anketa: Biznesi në vend kërkon më shumë se 5.700 punonjës! Ja profesionet që kërkohen