POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Habilaj', Tahiri shpall fitoren e parë ndaj Prokurorisë

Gjykata për Krime të Rënda vendosi sot të pranojë kërkesën e ish-ministrit të Punëve të Brendshme duke rrëzuar vendimin e Prokurorisë për të shtyrë për të katërtën radhë me 3 muaj hetimet për Saimir Tahirin të akuzuar për përfshirje në trafik të drogës, në bashkëpunim me grupin Habilaj. Pas më pak se dy orëve në Gjykatë, ish-ministri në një prononcim për gazetarët bëri publik vendimin e marrë. Ai tha se Gjykata i vendosi afat prokurorisë që deri më 10 mars të caktojë nëse çështja Tahiri do të kalojë për gjykim, ose në të kundërt të mbyllë hetimet.

Gjykata më dha të drejtë - tha Tahiri - duke shtuar se "është e drejta e prokurorisë të bëjë ç'të dojë"

 

"Kjo histori nuk mund të zgjasë pa fund. Deri më 10 mars koha numërohet mbrapsht, ka kohë deri atëherë. Nuk e shoh si lojë golash, e shoh si mundësinë time për të marrë drejtësinë që më takon

Kam mbajtur në kurriz akuza nga më të rëndomtat. Kam pritur 1 vit e ca pa folur që drejtësia të flasë, me të gjitha akuzat politike me të cilat s'po merrem. Merre me mend se çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë, kur kjo ndodh me mua që kam mundësinë të flas edhe me median. Kam fatin të ndjej mbështetjen e gjithë njerëzve tek unë, dhe siç kam fatin të ndjej edhe mosbesimin e të tjerëve", u shpreh ndër të tjera ish-ministri i Punëve të Brendshme.

Për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri hetime ka kryer edhe Prokuroria e Katanias, ku ishte edhe zanafilla e goditjes së Bandës së Habilajve dhe trafikut të drogës Shqipëri-Itali. Prokuroria Italiane vendosi të pushojë hetimet pasi nuk gjeti prova për ta lidhur ish-ministrin me aktivitetin e kësaj organizate kriminale.

 

d.ba./m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Astri: 12/02/2019 09:55

    ti je per burg,por i ke mbushur me para te gjithe,ke pergjime qe te implikojn

    Përgjigju
  • servet: 12/02/2019 09:47

    Ne rast se Tahiri del i pafajshem i bie qe te denohen te gjithe ato qe i bene kallzimin dhe i zgjaten hetimet deri tani gje per te cilen pyet dhe komentuesi sifi por duhet te jeni te sigurte qe askush nuk penalizohet sepse nuk eshte qe fajin e kane akuzuesit por sistemi qe i fal kriminelet.

    Përgjigju
  • Toni19: 11/02/2019 23:29

    Keta kanë qen prokuroret alla Sali Berisha nukë mund ta mbash Njeriun nën akut pa as ni faktë te vetem bastardet i kanë bër Gjygj publik andaj ky Zotri duhet te kerkoj nga Republika dëmë shperblim për dëmin e bër

    Përgjigju
  • Fad: 11/02/2019 19:54

    Nuk ka lezet koferenca shtypit pa te ndrituren pa te mencmen pa te zgjuaren pa te bukuren pa shpifaraken pa klodiana lala, vetem ajo ma bush mendjen mua, nuk ka lezet tv pa kte mrekulli qe banon ne pem.

    Përgjigju
  • aicuni: 11/02/2019 18:24

    njerez dele,shkojn tu meshtet trafikantin per 2 lek. fansat e tahirit thot , a thu se esht eminemi ky

    Përgjigju
  • Jani: 11/02/2019 17:25

    Po ate shprehjen qe the ne fillim se skeni pare gje akoma si ta kuptojme apowu rregulluan punet. Drejtesia ne Shqiperi ka qene gjithmone ne funksion te mafies shtet

    Përgjigju
  • sifi: 11/02/2019 15:38

    kur nje ceshtje hetohet dhe nuk del akuza sioas provave , a ka penalizim per prokuriret qe nisen hetimet ?

    Përgjigju