Habit ‘aktivistja’, paralajmëron ‘bastisjen’ e Kryeministrisë për mbrojtjen e kafshëve, më pas pendohet!

Habit ‘aktivistja’, paralajmëron ‘bastisjen’ e Kryeministrisë për mbrojtjen e kafshëve, më pas pendohet!

Aktivistja, një titull i pasuruar së fundmi për Dorina Memën, pasi në të vërtetë nuk shquhet si e tillë, ka paralajmëruar një ‘bastisje’ drejt Kryeministrisë, Parlamentit dhe çdo bashkie mbi mbrojtjen e kafshëve.

Në një postim në rrjetin social, Instagram sportistja e njohur ka paralajmëruar përhapjen e një virusi në këto institucione pasi sipas saj është mënyra e vetme për të shpëtuar nga keqtrajtimi i kafshëve, më pas ka preferuar ta fshijë. Edhe pse në nota ‘ironie’, Mema ka menduar se postimi i saj nuk ishte dhe aq sensibilizues duke qenë se nuk e ka mbajtur për shumë gjatë.

‘Kam vendosur ta shpërndaj virusin ‘Epsteinbar’ në Kryeministri, Parlament dhe çdo Bashki që vrt kafshët se veç kështu shpëtojmë. As kasafortën mos ta mbajnë mend ku e kanë!’, ka shkruar Mema

Çfarë është virusi Epstein-Barr?

Virusi Epstein-Barr (EBV), i njohur gjithashtu si herpesvirus human 4, është një anëtar i familjes së viruseve herpes. Ai është një nga viruset më të zakonshme të njeriut. EBV gjendet në të gjithë botën. Shumica e njerëzve infektohen me EBV në një moment të jetës së tyre.

Ende nuk dihet nëse sportistja e njohur ‘u pendua’ për postimin e saj sepse nuk kishte një mesazh sensibilzues në të apo se ‘kërcënimi’ kishte të bënte me një virus krejtësisht të zakonshëm (i cili mund të ketë gjasa të jetë një ndër shkakëtarët e sëmundjes së sklerozës, megjithatë mbetet një supozim) dhe nënkuptoi mungesë informacioni. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë