Hahn: Jam i shqetësuar për tensionet mes qeverisë e opozitës, vendosni Shqipërinë mbi partinë

Hahn: Jam i shqetësuar për tensionet mes qeverisë e opozitës, vendosni Shqipërinë mbi partinë

Komisioneri Johannes Hahn gjate takimit me Gent Cakajn

Komisioneri Johannes Hahn shprehet i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri pas protestës së dhunshme të opozitës dhe kërcënimit për djegien e mandateve. Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm Gent Cakaj, Hahn apelon për konsensus mes palëve për avancimin në rrugës e integrimit.

"Avancimi në rrugën drejt BE duhet të jetë mbi interesin e partisë dhe të përbëjë një qëllim kombëtar për të gjithë. Takim i mirë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Unë përsërita se Shqipëria duhet të shfrytëzojë mundësinë që të vazhdojë më tej reformat për të përparuar në rrugën e saj BE. Në mënyrë të barabartë kam shprehur shqetësimin tim të madh në lidhje me tensionet në rritje midis qeverisë dhe opozitës"  shprehet Johanes Hahn.

Ndërkohë që po sot, ministri Cakaj zhvilloi një takim edhe me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ku në fokus ka qenë situata politike dhe reformat (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Habitem: 21/02/2019 10:34

    ..mire e keni..,dhe PD e Saliut ka shume mekate,eshte Makjaveliste eDiabolike..,po Ky Kalamai si Ministeri Jashtem..,nuk e di?!

    Përgjigju
  • Vicidoli: 20/02/2019 18:51

    Ku vet Birisha per Evropin.Ai i kall tane

    Përgjigju
  • Iekkii: 20/02/2019 17:19

    He zoti han mir e ke ti Po ku dun tja din ata per shqiperin ata kan hall te mbyllin vrimat e tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri

Autoriteti Palestinez formon kabinetin e ri