Hajdari: Listat duhet të hapen 100%! Rama: Rrezikohet përfaqësimi i grave! Reflektoni për të votuar paktin e 5 Qershorit, s'e grisim dot (VIDEO)

TIRANE-Me një fjalim të qetë, pa akuza dhe debate, kryeministri Rama i kërkoi opozitës së re të reflektojë dhe të japë votën pro marrëveshjes së 5 qershorit, për të cilën edhe vetë kryeministri  pranoi se nuk është ajo që ai donte, por që sipas tij është tregues i respektimit të demokracisë.

Arsyen pse opozita e re i kërkon të gjitha e gjen te Partia Demokratike duke u thënë se janë njëlloj. Duke vlerësuar me emra, Rudina Hajdarin, Myslim Murrizin, Ralf Gjonin për sensibilizimin për hapjen e listave, shefi i qeverisë iu përgjigj presidentit Meta që opozitën parlamentare e quan ilegjitime.

"Ne bëmë një lëshim jo se nuk kishim rrugë tjetër, por për të përfshirë PD-në në proces. Keni të reflektoni dhe të kuptoni se të dyja janë të lidhura bashkë, marrëveshja e 5 qershorit dhe marrëveshja për të pranuar legjitimitetin e nismës suaj, e cila për hir të së vërtetës ka mbështetjen e një shumice të madhe shqiptarësh.

Nuk e kemi pranuar për t'u bërë qejfin, por sepse është e drejtë. Në proces e vërteta është se keni arritur të sensibilizoni opinionin dhe nuk e kam problem t'i them, zonjës Hajdari, Ralfit, Murrizit, bravo ju qoftë. PS-së i takon që të dëgjojë qytetarët. Është e pamundur për ne ta grisim marrëveshjen e 5 Qershorit" tha Rama.

Por përveç identifikimit biometrik të dakordësuar në këshillin politik, kryeministri Rama tha se për të siguruar transparencë më të madhe do mundësohet një sistem dixhital për numërimin. Për herë të parë, kryeministri sqaron pse nuk mund të kemi plotësisht lista të hapura, duke shpjeguar dhe rëndësinë e përfaqësimit gjinor, por Rudina Hajdari kërkoi hapjen e listave 100%.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:33
Numërimi i votave, Rama: Të bëjmë një sistem dixhital, që fletët t'i shikojnë të gjithë (VIDEO)

Edi Rama e pranoi sot në Kuvend se hapja e listave e ndërlikon akoma më shumë cështjen e numërimit të votave, pasi përfaqësues kanë vetëm partitë e mëdha. Në mungesë të depolitizimit, që nuk e pranoi PD-ja, Rama bëri një tjetër propozim. "E dimë që partitë e vogla historikisht janë cenuar, kandidatët e pavarur, Myslymi ka qenë nga të paktët, janë cenuar. Nëse hapim listat duhet edhe ta vëmë në provë këtë sistem. Dhe nuk duhet bërë një provë që për shkak të administrimit të na çojnë në situata që të na thotë: E bëtë gabim. Një program, një lider, një skuadër, skuadër kombëtare. Bëjeni. Ne vetë PS-ja jemi kombëtare, nuk kemi nevojë të bëjmë. Këto skuadrat lokale të bëjnë një skuadër kombëtare.

Na duhet të gjejmë mekanizma për të arritur transparencën e numërimit, që çdo kandidat ta shohë numërimin e vet, është e mundur nëse vendosim në dispozicion një sistem dixhital. Shqipëria rezulton e para në rajon për transformimin dixhital ndërkohë kur është bërë raporti një dekadë më parë ishte e fundit. Nëse do të gjejmë sistemin e duhur të bëjmë të mundur që fletët e votimit të jenë në sytë e të gjithëve online, dhe kjo do të jetë e rëndësishme për integritetin e procesit se do të nxjerrë në pah integriteti i kandidatëve edhe integritetin për partitë".

Një koment, Rama e kishte edhe për vendosjen e pragut kombëtar në Kushtetutë. "Edhe kjo çështja e pragut që bëmë mirë që nuk e vumë në kushtetutë, por e lamë në Kod. Ne duhet të punojmë dhe të bëjmë një dallim të madh midis subjekteve që konkurrojnë se nuk janë të gjithë njësoj, në funksion të një fakti që e përsëris gjithmonë dhe me miqtë ndërkombëtarë. Deputetët e opozitës parlamentare mund të mos jenë aq të njohur se ata të opozitës jashtëparlamentare, por kjo nuk i bën më të mençur ata jashtë kuvendit.

Kur vjen puna tek vota për reformën zgjedhore, çdo deputet voton të vetmin ligj që lidhet drejtpërdrejt me interesin të tij politik, dhe nuk kam parë deri më sot, kemi parë në fakt, ka ndonjë këtu që nuk është në sallë që në mëngjes është me LSI në drekë me PD, mbasdite me PS, në darkë është i lirë për çdo parti që ka kohë të merret me të, dhe gjatë natës ëndërron me kë do ha mëngjes të nesërmen. Por 99.9% deputetët nuk mundet dot t’i kërkojmë të duartrokasin pa kërkuar asgjë tjetër, marrëveshjen e 5 qershorit, por ama, me dhimbje miqtë e mi do ta votojmë, dhe duhet ta votojmë, se përndryshe do hidhet në erë gjithçka. Ne nuk shkojmë dot përtej këtij sesioni pa i dhënë fund kësaj sage".

Ora 14:23
Legjitimiteti i opozitës në Kuvend, Rama i përgjigjet Metës: E ulët dhe e padenjë

Nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama kishte një përgjigje edhe për Ilir Metën që është shprehur se njeh vetëm 82 mandate të Kuvendit dhe se të tjerët janë ilegjitimë. "Sa herë ky parlament merr vendime ju dilni fëmijë pa nënë e baba, dilni ilegjitim. Jo për mua. Për atë që një kategori e quajnë legjitim dhe një jolegjitim. Kjo është shumë e ulët dhe e padenjë, se askush nga ne këtu nuk është ilegjitim. Ju jeni këtu politikisht me nënë e me babë, disa me Monikën disa me Lulin. Janë ata që ju kanë sjellë, as PS dhe as ndonjë monarki paralele me republikën. Dhe në këtë aspekt unë sot para të gjithëve dua t’ju shpreh solidaritetin tim në këtë pikë dhe dua ta përsëris që unë nuk e respektoj më shumë Lulzim Bashën se Rudina Hajdarin, nuk e vlerësoj më shumë Metën se Murrizin, dhe askënd që është jashtë dhe sulmon nga jashtë, se sa të gjithë ju në këtë sallë, përfshirë edhe naltmadhninë e tij në tentativë, Kujtim Gjuzin".

Ora 13:12
Murrizi këmbëngul kundër paktit të 5 Qershorit: Të hapim listat dhe të bëjmë një kod të ri zgjedhor (VIDEO)

Kryetari i grupit Demokrat Murrizi kundërshtoi sërish votimin e paktit të 5 qershorit. Ai tha se së pari duhet të votohet hapja e listave më pas të bëhet një kod i ri zgjedhor me qëllim depolitizimin e administratës zgjedhore.

"Kalojmë bashkë ndryshimet Kushtetuese dhe të shikojmë në funksion të Kushtetutës së re bëjmë një kod zgjedhor, që të kryejmë një palë zgjedhje ndryshe për herë të parë. Të bëjmë Kushtetutën dhe një kod zgjedhor për të hequr dorën e militantëve nga kutia e votimit" tha ai.

Edi Rama tha sot se listat nuk hapen 100%, por vetëm 2/3 në mënyrë që me 1/3 të garantohet përfaqësimi gjinor. Por Mylym Murrizi kishte një pyetje. "Ju thoni do të mbrojmë gjininë femërore me 2/3, atëherë nëse do të shoh ndonjë burrë në partinë tuaj apo sivëllaut tuaj brenda 1/3 të listës a do të më lejoni ti flas me lejen tuaj edhe burrneshë? Unë kam kërkuar që në këtë sallë të vijnë njerëz të zgjedhur dhe jo të fortë" tha ai.

Gjithashtu Murrizi tha se grupi i tij do i dërgojë një letër nënkryetarit të CDU-CSU-së, Wadephul pas deklaratës së tij të dy ditëve më parë. "Do i bëjë një letër t'ia sqarojmë situatën e vërtetë reale politike se cfarë po ndodh në këtë vend, që nuk po bëhet qameti".

Ora 12:59
Rama mesazh ndërkombëtarëve: 5 Qershori dhe hapja e listave fakt, parlamenti do i votojë të dyja

Kryeministri Edi Rama u dërgoi sot një mesazh ndërkombëtarëve se marrëveshja e 5 qershorit do të votohet e paprekur ashtu sikur edhe hapja e listave.

"Ne nuk do t’i ndalojmë koalicionet, por thjesht do t’i bëjmë si në gjermani dhe si në çdo vend të Evropës. Do të isha shumë mirënjohës nëse do të më tregonin një shtet demokratik. Në Evropë nuk e gjejnë dot që i ka koalicionet si në Shqipëri, t ëmë sjellin një. Koalicionet janë program dhe listë e përbashkët. (I drejtohet Kujtim Gjuzit) Dhe meqë përmendi Italinë, dhe je monarkist i konvertuar në republikan i djathtë dhe meqë më kujtohet që në historinë tënde demokrtistiane ti ke qenë një partner i Rocco Buttigliones, që vinte flitë për ty dhe Nardin. Ai ka qenë pjesë e koalicionit me Silvio Berlusconin, Gianfranco Finin, Umberto Bossin, në të ashtuquajtur “Casa delle liberta”, një koalicion por kishin një listë të përbashkët. Kjo është gjëja që ne do të bëjmë dhe “Cassa delle liberta” që ti do bësh me të mbijetuarit e monarkisë është një listë, një koalicion. Ose mund të rifutesh nga aty ku dole, nga koalicioni me PD-në nëse ata do të të bëjnë pjesë të programit dhe ti d jesh pjesëtar i skuadrës që do përfaqësojnë ata, së bashku me sh.pk. të Monikës dhe të gjithë furgonët me radhë. CDU/CSU është një koalicion, por ka një kandidat për kancelar, ka një skuadër, dhe i shpërndajnë në fushën e betejës jo me 3 mijë kandidatë sic kemi ne në Tiranë, në dy koalicionet që nuk e merr vesh i pari të dytën dhe shumë nga votat që shkojnë tek njëri mblidhen në prehrin e tjetrit. Kështu nuk do të ketë më.

U them miqve ndërkombëtarë që nga përfaqësuesja e SHBA, e cila u vendos në dispozicion me bujari dhe durim, hapi edhe derën e shtëpisë së saj, meqë parlamenti ishte godinë e papranueshme, të BE-së, të Britanisë, të cilët edhe personalisht e lehtësuan komunikimin në episodin e fundit, përsa kohë unë do të jem kryetar i PS-së, ku bëhet dialog shqip me përkthim dhe ambasada të huaja ashtu edhe zotin Wadephul, është personalitet, më shumë mik me Bashën se me mua, por u them se parlamenti i Shqipërisë është sovran dhe do të vendoset sikur mendojnë përfaqësuesit e popullit në këtë sallë dhe do të vendoset në respekt të marrëveshjes së 5 qershorit nga njëra anë dhe në respekt të më shumë se 80% të shqiptarëve nga ana tjetër që duan të vendosin jo vetëm partinë por edhe deputetin. Këto të dyja janë një fakt me të cilën të gjithë miqtë dhe partnerët tanë duhet të jetojnë. Nuk do ta pengojë parlamentin që para mbylljes që të votojë një ndryshim historik, që u shërben shqiptarëve" tha Rama.

Ora 12:44
Hajdari kërkoi hapjen e listave 100%, Rama: S'jam dakord! Duhet të garantohet përfaqësimi i grave

Rudina Hajdari kërkoi sot që listat të hapen 100%, por Rama e kundërshtoi dhe tha se kjo do të rrezikonte përfaqësimin e grave. "Për marrëveshjen e 5 qershorit duhet të gjejmë rrugën të jemi dakord. Ju e patë reagimin e një personaliteti gjerman dhe të padrejtë në raport me këtë parlament, por tregues që duhet të konsiderojmë atë që kemi mundësi, mos prekja e marrëveshjes së 5 qershorit. Unë nuk jam dhe do të jem dakord, ne do i qëndrojmë deri në fund, do i hapim listat, por tek sa-ja dhe si-ja do e diskutojmë në vazhdimësi. E rëndësishme është që kushtetuta e re do të sanksionojë që askush nuk mund ti ketë listat e hapura më pak se 2/3, duhet të garantohet përfaqësimi i grave. Në Shqipëri gjithmonë shpëtimi kanë qenë gratë. Nuk mund të rrezikojmë. Kjo është arsyeja pse nuk jam dakord me Rudinën kur thotë që gratë të garojnë njëlloj si burrat. Që gratë të konkurrojnë njëlloj si burrat jeta e tyre të jetë njëlloj si burrat dhe pozicioni i tyre në shoqëri të jetë i barabartë si i burrave" tha ai.

Ora 12:28
Jo vetëm 2/3, Rudina Hajdari: Listat duhet të hapen 100% (VIDEO)

Rudina Hajdari kërkoi sot në Kuvend hapjen 100% të listave dhe jo 2/3 sikur u miratua në komisionin e ligjeve dhe të legjislacionit. "Mbrëmë e informova anëtarin e CDU-së për situatën që po ndodh në Shqipëri, pasi Gjermania të mos e lërë në baltë. Tani është momenti që të gjithë të na mbështesin në këtë betejë, hapjen e listave, që do të thellonte demokracinë në shtetin shqiptar. Kam besim te BE-ja, te fryma perëndimore, e aleatëve të Shqipërisë, që në momentin që qëndruam në parlament e përshëndetës dhe tani të dëshmojnë mbështetjen për opozitën parlamentare. Opozita mori një betejë për ta demokratizuar më shumë këtë vend. Tani janë para dy zgjedhjeve, nëse kjo opozitë nuk ka rëndësi, atëherë ikim të gjithë sillemi si ata që ishin jashtë dhe të mos votojmë asgjë, por nëse në këtë Kuvend kërkohet vota jonë duhet të jemi të vetëdijshëm opozita ka votat e saj dhe nuk ka për ti çuar dëm në interesat e ngushta të disa personave. Pa luftën e betejën e Rudina Hajdarit, Murrizit, Gjonit, Përmetit dhe shoqërisë civile, unë nuk besoj se kjo betejë do të shkonte deri në këtë pikë. Unë nuk kam besim te Edi Rama, prandaj kam një thirrje për të, të vijë në Kuvend, të flasë realisht, nëse flasim realisht për hapjen e listave dhe jo fiktive, nëse flasim për hapjen e listave, ti hapim 100% edhe gratë të konkurrojnë. Mos të ndodhë në mënyrë fiktive o do të rreshtoheni për këtë".

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 17/07/2020 08:11

    Perfaqesimi i grave???? Mendoja se thjesht duhet te vendosim personin e duhur pavaresisht gjinise, besimit etj

    Përgjigju
  • PAPI TRAPI: 17/07/2020 04:47

    O papi trapi po kush i tha 7×7=42 që të lëri mandatet e tani ne duhet të pyesim ata zhgaravinat si puna jote. Ata lan në balt elektoratin e tyre e faijn e ka Edi Rama. Po pse kta që jan në parlament Edi Rama i ka vën në list o papirapi trapi. E kam dhe një pytje tjetër kush ka shtyll kurizore kryekrimineli hajdut i Shqipris bastardi bajg salhe apo ti që do ktë bastardvqë shiti Detin se ja kishte lën e jëma sheqerja analfabete. Opapi rapi trapi njerzve si puna jote krimineli bastard salhe ja ka bo shum mir që djali i tij sy peshkaqeni shëmtyra xen shëtit Botën me lekët e vjedhura të popullit e pa kap një dit pune me dor. E ti vetëm lef e pa buks. Pty rac m*t.

    Përgjigju
    • Koxe: 17/07/2020 09:30

      Qeke nxef keq qe me mjes...duket se ske fjet mire. Mos ke fjet me Ramen?

  • Iris: 16/07/2020 23:47

    Z.Rama hapi listat 100%,justifikime si numri gjinor,numerimi ne komisionet jo te depolitizuara, mosfutja e hapjes se listave ne kushtetute duke e bere kete rregullim te duket I perkohshem .Te tera keto,te marra se bashku, s'jane shkaqe por sebepe.Mjaft u perdrodhe hap listat dhe le te fitoje me I miri!

    Përgjigju
  • Papi: 16/07/2020 19:22

    Ceshte kjo hapje arna arna??? Apo keni hallin e kupoles se partise duke u ruajtuar vende te sigurta!! Z,rama je pa kurriz, dryshimet o beheshin me opoziten qe ka te drejten e votes ose me ata rrugacet nuk mohohet fakti qe edhe pse skane tager per negociata ata jashte ti nuk je ne gjendje te ekzistosh pa ta Une them qe opozita mos ta votoje reformen te shkohet ashtu si ka qene ose te behet nje reforme si duhet dhe mos dali kush te thote ska kohe sepse kta parti per pazaret e tyre ka shtyre cdo lloj afati te mundshem le te shtyhen dhe nje vit zgjedhjet (natyrisht me qeveri teknike) por reforma te behet ku listat hapen 100% dhe komisioneret politik te thyejne qafen

    Përgjigju
  • Forza Rudi: 16/07/2020 15:09

    U tallen me ju qe nuk late mandatet...tani i erdhi bumerang. Vazhdo e mos u lodh se luftuari Rudina..demokracia qenka balance force, ndaj lufto per rregulla loje sa me te hapura e transparente. Lojtaret e vjeter i ke manipulatore me eksperience te madhe, i planifikojne levizjet shume me perpara, prandaj duhet qe edhe ti te planifikosh skenare..

    Përgjigju
  • Liria: 16/07/2020 14:58

    Bravo rama,,te futet teknologjia ne zgjedhje,,qe te mos qajne me pd dhe lsi qe na i vodhe zgjedhjet ....

    Përgjigju
  • POPULLI: 16/07/2020 14:45

    Rrofsh o rama qe na i hape listat,,te dime se ke te votojme,,,jo si derr ne thes ,,pa ditur ke te votojme....

    Përgjigju
    • Papi: 16/07/2020 19:28

      O popull zgjohu listat e hapura sipas rames jane vetem 15% kusurin e vendos ai pra po ata do votosh qe do pashai nuk e sheh qe asnjehere nuk flasin per detaje ne listat e hapura prandaj o hapen 100% ose nuk ndryshon gje, pd e ka kuptuar se kjo behet vetem qe te dobsohen partite e vogla duke garuar te vetme dhe pd ngel pa aleate, asgje ska ktu per popullin

    • Derr nthes: 16/07/2020 15:03

      Ore prit se diku fle lepuri i Rames...nuk e ben per popullin jo...

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë